Në një nga bregdetet më spektakolare të Shqipërisë, aty ku deti takon malin në një përqafim të rrallë natyror, po lind një kapitull i ri për turizmin elitar shqiptar. Në episodin e katërt të programit Think Big, do të zbulojmë nga afër një histori të veçantë suksesi, luksit dhe vizioni në Green Coast Hotel | MGallery Collection, pjesë e grupit ndërkombëtar Accor.
Ky episod do të sjellë intervista të thelluara me katër nga figurat kyçe të këtij projekti të jashtëzakonshëm:
Ferenc Horvath – Menaxher i Përgjithshëm, me përvojë në katër kontinente dhe një vizion për ta vendosur Shqipërinë në hartën e luksit botëror.
Ramzy Salib – Drejtor i Shitjeve dhe Marketingut, i cili do të na shpjegojë pse Green Coast Hotel është më shumë se një hotel, është një destinacion në vetvete.
Artemisa Lena – Menaxhere Lokale Marketingu, që ka parë nga afër se si ky projekt është pritur nga tregu shqiptar dhe ndërkombëtar.
Edison Myftarago – Menaxher i Përgjithshëm i Recepsionit, që do të ndajë përvojën e ndërtimit të një shërbimi mikpritës sipas standardeve të markave ndërkombëtare.
Lexo edhe:Think Big me Genti Selenica: “Baboon është një mënyrë jetese!”
Çfarë do të mësoni në këtë episod?
- Si po transformohet Riviera Shqiptare në një qendër të luksit autentik.
- Si bashkëpunimi mes Accor dhe Balfin Group po ndërton një standard të ri mikpritjeje në Shqipëri.
- Pse MGallery Collection ka vendosur të hapë hotelin e parë në vend pikërisht në Palasë.
- Cilat janë planet për turizmin gjatë gjithë vitit dhe si synohet tejkalimi i sfidës së sezonalitetit në turizëm.
- Pse Shqipëria po konkurron denjësisht me destinacione si Amalfi, Turqia dhe Côte d’Azur.
26 qershor
20:15PM
YouTube, Linkedin, Facebook Live
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.