"Kapni ëndrrën, biznesin tuaj" në CATCH Pitch Challenge 2016 në Beograd - Business Magazine Albania

“Kapni ëndrrën, biznesin tuaj” në CATCH Pitch Challenge 2016 në Beograd


Foundcenter Investment Belgrade është krenare të prezantojë sfidën e parë të organizuar nga investitorët Pitch Challenge: CATCH.

Siguro një kontratë unike investimi me Foundcenter Investment!

Si një fond gjerman i bazuar në Berlin, Los Anxheles dhe së fundmi edhe në Beograd, Foundcenter Investment po kërkon për ide dhe biznese të reja, atraktive me inovacion ‘përçarës’ për të investuar në to.

Foundcenter Investment do të investojë në idetë më të mira deri në 1 milionë € për të krijuar mundësi unike për rritje. Kjo është pjesë e një fondi të përgjithshëm investimesh të themeluar nga Foundcenter Investment Berlin, Los Angeles dhe Beograd që shkon deri në 100 milionë €.

Ndaj është koha të kapni ëndrrën tuaj tuaj të biznesit.

Ju duhet një ide, produkt, biznes dhe një skuadër me një potencial për t’u përshkallëzuar ndërkombëtarisht.

Foundcenter Investment do të investojë në teknologjinë e IT-së, teknologjinë e shëndetit, mobilitete, produkte dhe shërbime biznesi, art dhe dizajn.

Në axhendën e Foundcenter Investment nuk ekzistojnë vetëm këto përpjekje: nëse ka edhe ide të tjera sfiduese, Foundcenter Investment është gati të investojë për to!

Pranimi i aplikimeve për CATCH Pitch Challenge bëhet nga datat 25 Prill deri më 1 Korrik 2016. Të gjitha aplikimet shkojnë drejt një raundi paraprak të përzgjedhjes.

Procesi i para-përzgjedhjes do të përfundojë më 1 Shtator 2016. Më pas, aplikantët e përzgjedhur do të ftohen live në CATCH Pitch Challenge më 27, 28 dhe 29 Shtator 2016 në kinotekën Jugoslovenska në Beograd.

Të gjitha aplikimet duhet të përzgjidhen paraprakisht në formën e shkruar. Bordi i Foundcenter Investment do të vlerësojë pjesëmarrësit për prezantimin live bazuar në produktin/konceptin, skuadrën dhe potencialin në treg. Të gjtihë aplikantët janë të ftuar të marrin pjesë në event pavarësisht rezultateve të parazgjedhjes paraprake.

Nuk do të ketë tarifa regjistrimi.

Edhe nëse nuk e kapni në kohë shansin tuaj, vetëm duke aplikuar, skuadra juaj do të bëhet pjesë automatikisht e një kandidati potencial për investime në të ardhmen. CATCH Pitch Challenge do të ndjekë progresin tuaj brenda 12 muajve dhe do të investojë nëse shikon oportunitete. Përveç sfidës së prezantimit do të ketë diskutime në panel dhe spikera kyçë për të mos u humbur!

Për më shumë informacione vizitoni: http://www.foundcenter.com/catch.

 

/Business Mag Albania

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0