Kanceri ta mori jetën ty, ti më shpëtove mua! - Business Magazine Albania

Kanceri ta mori jetën ty, ti më shpëtove mua!

Blerta Meta, kontributore

Historia jonë nis diku larg, në ato vite kur mosha të lejonte të ëndërroje në mënyrë të pakufishme, pa i menduar pasojat, vështirësitë apo problemet. U takuam atje, pa e njohur  njëra-tjetrën. Nuk e dinim ende që rrugët tona shumë kohë më pas do të ritakoheshin sërish. Ti ëndërroje të shkoje në fakultetin e artit skenik, unë me vullnetin tim, për të ndjekur atë cka doja vërtetë lashë universitetin e mjekësisë. Tani, jam një “mjeke-artiste”.

Shikimet tona ndesheshin rrugicave të Akademisë së Arteve, të dyja të apasionuara për jetën, të bukurën, natyrën dhe ëndërrat që rriteshin brenda nesh. Mbi të gjitha karakteri ynë i fortë spikaste në rrethin familjar dhe shoqëror. Në shoqërinë tonë shikoheshim si kokëforte, por ne thjesht bënim zgjedhjet tona dhe dinim cfarë donim në jetë. Vitet rrodhën shpejt dhe ja ku u takuam, tashmë si kolege. Njohëm njëra-tjetrën, mësuam emrat, pjesëtarët e familjes, dëshirat dhe pasionet dalëngadalë u bashkuan…sa shumë të përbashkëta. Zoti të bekoi me fëmijën e dytë dhe më pas kalove në një tjetër godinë. Qëndruam larg njëra-tjetrës për disa vite, fati e deshi që ti të riktheheshe sërish te e njëjta godinë dhe miqësia jonë shpërtheu si boce e mbushur plot.

Takimet tona pas punës, akulloret te cepi i lagjes nga ato me qumësht si dikur kur ishim të vogla,

sa më shumë rrinim bashkë më shumë kuptonim që dikur ishim njohur, por në distancë fizike. Filluam të ndërtonim ëndërra sëbashku, donim të krijonim një agjensi udhëtimi ku të ndanim me të tjerët vlerat e bukura të vendit tonë, shqipërisë. Ti më shumë e ëndërroje këtë. Bëm plane, udhëtuam, përfshim edhe familjarët tanë, kolektivin, miqtë. Me pasion flisnim, filluam të investigonim se kush mund të përfshihej në ekipin tonë, pyesnim madje dhe intervistonim nëse njerëzit ishin të gatshëm të ishin pjesë e kësaj aventure sipas nesh realizimi i ëndërrave për të qenë më afër natyrës. Athere kur këto ide po kristalizoheshin botët tona morën rrjedhë me kahe të ndryshe. Rrugët tona u larguan sërish. Këtë radhë ishte ndryshe. Ne ishim të rritura dhe përgjegjësitë na ranë rëndë, me peshë në shpatulla. I mbuluam të gjitha ëndërrat, heshtëm.

Lexo edhe: Si të kapërceni frikën tuaj nga të folurit në telefon me të tjerët?

Jetët tona vazhduan sërish në drejtime të ndryshme, këtë radhë ishte e shkurtër. Unë e mora një vendim dhe erdha atje ku ti punoje. Vendimi më i bukur që kam bërë në mënyrë të pavetdijshme pa e ditur që këtë radhë kjo do të ishte hera e fundit që ne do të takoheshim. Kaluan pak javë dhe ti fillove të ankoheshe se stomaku të dhimbte dhe se cdo ushqim të krijonte shqetësime. Bëre disa vizita dhe zbuluan se kishe KANCER. Dreka e fundit që hëngrëm bashkë më the: “cfarë do që të ndodhi mua do më kesh pranë gjithmonë!”… Shumë ditë pa ty, pa të qeshurat, pa bisedat…35vjetori afroi dhe të surpizuam të gjithë kolektivi dhe shoqëria. Para se të ngjiteshim te lokali ndaluam te hyrja dhe mi mbulove duart me të tuat, më the se i kisha të ftohta dhe u përpoqe të mi ngrohje. Ndërkohë mbuloje me buzëqeshje gjithë dhimbjen e trupit dhe frikën në shpirt. Kur u ulëm dhe filluam të bisedonim me të gjithë, bëmë fotografi, qeshëm e kaluam shumë bukur. Ti sërish the se sa mirë u ndjeve dhe se sa do të doje të ishe prap pjesë e këtyre momenteve. U përqafuam! Përqafimi ynë i fundit fizikisht.

Pandemia ra, operacioni yt u krye, nuk u pamë më. Të dërgova cdo ditë mesazhe zanore që të më ndieje pranë. Falenderoja cdo ditë Zotin që pranë kishe njerëz që të donin dhe kujdeseshin për ty…dhimbja u transformua në një bishë mekanike që më mposhti më shtiu fort, e ndieva dhimbjen e athët, e ngurtë, e ftohtë në trup që më përshkoi. Mbrëmje qershori, po flija gjumë dhe fillova të dëgjoja shumë zëra, një grumbull njerëzish veshur me të zeza. Një tryezë pranë plot me fruta po haja dhe ti vjen e më përqafon për disa minuta. Të gjitha dhimbjet mu lehtësuan, sikur ti i more me vete. Paqe në shpirt ndjeva në ato momente më buzëqeshe dhe më the: “tani unë do të iki”. Unë të ndoqa dhe thashë: “do të vi me ty”. Athëre ti u mërzite dhe mu ktheve shumë e prerë dhe fytyra jote u shndërrua, më frikësove. “Nuk ke për të ardhur me mua”:- më bërtite, më ktheve kurrizin dhe ike me vrap se mos të vija pas…

Kur u ngrita në mëngjes trupin e ndieva të rëndë, krevatin e ndieja të fortë, një mesazh kishte mbërritur……………

AAAAAAAAAAAAAAA…AAAAAAAAAAAAAAA…

Një flutur kishte qëndruar te dritarja. Mu kujtua gjyshja kur më thoshte e vogël: “shpirtrat e njerëzve kur largohen kthehen në flutur dhe vijnë të të vizitojnë”. Ishte një flutur e madhe, shumë e bukur! Doja të isha në ëndërr sërish…

Me ditë nuk u ngrita nga krevati, më dhimbte gjithcka. Nuk doja te flisja me njeri, kalova të gjitha pushimet brenda në shtëpi. Athëre kur të gjithë vrapuan nëpër plazhe, sepse kufizimet e pandemisë u lehtësuan, unë nuk doja të bëja asgjë derisa erdhi fund gushti dhe unë duhet të dilja…

Ecja nëpër koridoret e punës dhe ndërroja krahun, 2javët e para e bëra këtë. Por kur të fillonte vrulli i punës mund të më duhej të hyja te zyra jote. Athere mora vendim që do të hyja të paktën njëherë që të mësohesha me idenë që ti nuk do të ishe më aty në mëngjes ku të shkruaja mesazhe të shkurtra “të kam xhan” shoqëruar me emoji me buzëqeshje. Qava me minuta të tëra derisa trupi nuk kishte më fuqi të qante. Boshllëku në shpirt nuk mbushej dot!

Kaloi 1 vit dhe unë mora kurajon të vija për ditëlindjen tënde te shtëpia jote e re, varri. Sapo takoj një pjesëtar të familjes tënde unë mbushem dhe dua vetëm të qaj, cdo gjë që më kujton ti më sjell në mendje që ti nuk je më pranë dhe unë vetëm qaj. Në këto momente që shkruaj i them vetes: “Faleminderit o Zot, që ti ishe në jetën time”, ende nuk e pranoj sesi një pjesë brenda teje u sëmur, përkeqësua dhe shkatërroi gjithë organizmin tënd brenda pak javësh. Gjithcka shkoi, buzëqeshja jote, bukuria, thjeshtësia dhe pastërtia e shpirtit tënd. Endërrat i more me vete.

Gjatë këtij harku kohor edhe shumë pjesetar të tjerë më janë larguar nga jeta për të njëjtin shkak, kancer, në organe të ndryshme.

Lexo edhe: Ekonomistja Klaudia Goldin merr Çmimin Nobel për Ekonominë

Kanceri ta mori jetën ty, ti më shpëtove mua! Kur ti ndërrove jetë bota ime u trondit, u shkatërrova emocionalisht, trupi nuk reagoi për ditë të tëra shtrirë në krevat… Kujtoja sesa shumë kisha humbur nga vetja. Kisha harruar të jetoja, të ëndërroja, gëzoja, të isha e lumtur për veten…

Ëndërra ime për të hapur një qendër për kujdesin shpirtëror dhe mendor nëpërmjet artit…marrë frymë thellë… unë do të vazhdoj të ëndërroj si hirushja kur thotë: “ata nuk mund të më urdhërojnë të ndaloj së ëndërruari”, “një ëndërr është një dëshirë që zemra juaj bën”.

Mos prisni derisa ëndërrat tuaja të bëhen realitet. Jetoni, punoni, dashuroni atë cka bëni dhe doni. Nuk ka asnjëherë një kohë të caktuar, ne mund ti krijojmë mundesitë. Kini besim! Unë kam besim!

“Unë mundem. Une jam e FORTE”, po përpiqem të kaloj këto momente dhe të eci përpara.

Do të mbetesh gjithmonë në zemrën time e shtrenjta mike!

Shënim: ky artikull vjen edhe si ftesë nga businessmag.al për të kryer kontrollet shëndetësore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0