Kam punuar në Ikea për 5 vjet dhe marrëdhënia mes punonjës-klient është shkatërruar plotësisht - Business Magazine Albania

Kam punuar në Ikea për 5 vjet dhe marrëdhënia mes punonjës-klient është shkatërruar plotësisht

punonjës-klient

Insider foli me disa punonjës të Ikea për punën në shitjet me pakicë. Më poshtë është pikërisht historia e tyre.

Unë kam punuar në Ikea për më shumë se pesë vjet dhe mendoj se marrëdhënia midis klientëve dhe punonjësve të shërbimit ndaj klientit është dëmtuar plotësisht. Unë nuk shoh se si mund të rregullohet kjo.

Ndoshta janë thjesht njerëz të dëshpëruar për të marrë produktet e tyre. Kur nuk ka produkte në magazinë dhe njerëzit nevrikosen për këtë, ata e nxjerrin inatin e tyre mbi ne, pasi na shohin shumë poshtë tyre.

Tani për tani, bllokimi i zinxhirit të furnizimit është një luftë e vërtetë. Disa klientë janë mirëkuptues, por shumica nuk janë të tillë. Kohët e fundit pata dikë që tha se arsyeja që nuk kishim asgjë në magazinë ishte, sepse kompania jonë është socialiste. Një klient tjetër më tha se ne nuk po i kushtonim vëmendje niveleve tona të produkteve, kështu që është faji ynë.

Unë jam i shqetësuar që klientët nuk duket se po kuptojnë se nuk do të bëhet më mirë. Ata ende po vijnë duke pyetur se kur gjërat do të kthehen në magazinë. Ndonjëherë, ne kemi dëgjuar se mund të kalojnë deri në gjashtë muaj para se të kemi artikuj të caktuar.

Këto problematika janë krijuar ngadalë që kur u hapëm për herë të parë pas mbylljes. Mallrat tona shiteshin më shpejt nga sa ishte parashikuar, pastaj përfundimisht, problemet e zinxhirit të furnizimit zunë vend dhe ne kurrë nuk e morëm veten plotësisht.

Lexoni: Një punonjës ndan 3 gjërat që ai dëshiron që klientët të mos i bëjnë më

Unë mendoj se njerëzit ndikohen nga kultura e kënaqësisë së menjëhershme. Duke ju thënë atyre se artikulli që ata duan mund të mos vijë për dy javë, është diçka që, në kohët moderne, nuk ishte dëgjuar asnjëherë dhe klientët shfaqin të gjithë mllefin e kësaj mbi ne.

Mbajtja e maskave më herët gjatë pandemisë nuk ndihmoi gjithashtu. Shumica e punonjësve mbajnë ende maska ​​dhe po bëjnë një hap prapa nga njerëzit që u flasin në fytyrë. Për këtë, ne marrim komente të vrazhda nga disa klientë.

Një klient madje u shpreh se mbajtja e maskave është një diskriminim, duke thënë se si do të ndiheshit ju si punonjës nëse do të na diskriminonin për shkak të pamjes tonë.

Pas kësaj, stafi në tërësi kishte një marrëveshje të pashprehur që nuk do të detyronin klientët të mbanin maska. Kjo mesa duket nuk ja vlente.

Ju mund ta kaloni tërë ditën duke luftuar me klientët nëse dëshironi, ose thjesht mund të vazhdoni punën tuaj dhe t’i lini të shkojnë.

Për mua, mendoj se ky ishte momenti kur fillova të mendoj se marrëdhënia midis klientëve dhe punonjësve të shërbimit ishte shkatërruar. Ne po u kërkonim klientëve tanë të bënin një gjë të vogël për sigurinë tonë, dhe ata jo vetëm që e injoruan atë, por dukej sikur ata ndiheshin se duhet të luftonin me ne për këtë çdo ditë.

/insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0