Një punonjës ndan 3 gjërat që ai dëshiron që klientët të mos i bëjnë më - Business Magazine Albania

Një punonjës ndan 3 gjërat që ai dëshiron që klientët të mos i bëjnë më

klientët

Maezion Henix, një punonjës i Five Guys Burgers and Fries në Shreveport, Luiziana, kohët e fundit është bërë viral për videot e tij në TikTok.

Videoja e tij e parë se si bëhen patatet e skuqura pati 21.2 milionë shikime në kohën e publikimit, dhe ai vazhdoi me se si bëhen milkshakes, si bëhen patatet e skuqura Cajun, si të pastrosh një zgarë dhe çfarë ndodh me të gjithë yndyrat.

Në një intervistë për Insider, Henix ndau tre gjërat që dëshiron që të gjithë klientët të ndalojnë së bëri kur vijnë për të kosnsumuar apo marrë me vete një vakt.

Lexoni: Akademia brenda kompanisë, mundësi për punonjësit dhe klientët

  • Mos i nxirrni frustrimet tuaja mbi menunë, punonjësve

Henix tha se një pikë e zakonshme acarimi për klientët e Five Guys është menuja dhe struktura e çmimeve. Megjithëse çmimet ndryshojnë në varësi të rajonit, Five Guys Burgers and Fries priren të jenë më të shtrenjta sesa zinxhirët e tjerë të ushqimit të shpejtë.

“Ne kemi disa klientë që sapo vijnë, shikojnë çmimet tona dhe dalin menjëherë,” tha ai për Insider.

Herë të tjera, tha ai, ata ankohen tek një punonjës. Henix tha se një zgjidhje e lehtë për zhgënjimin do të ishte që klientët e rinj të shikojnë menunë në internet para se të shkojnë të hanë, në mënyrë që ata të dinë se çfarë të presin në lidhje me çmimet.

  • Ndaloni së zëni vendet nëse thjesht do të merrni për të ngrënë dhe do të ikni

Nëse vini dhe do të merrni ushqimin me vete, mos zini vendet që mund të jenë për ata që po shkojnë të hanë aty, ndërsa prisni që ushqimi juaj të jetë gati i paketuar.

Nëse jeni duke marrë për delivery, njoftoni një punonjës

“Disa persona do të hyjnë dhe thjesht do të ulen,” tha Henix për Insider. Ai tha se është e vështirë të kuptohet në mënyrë efikase kur ekipi i Five Guys nuk e di që ju jeni atje.

Në vend të kësaj me mirësi drejtohuni tek një punonjës nëse nuk janë duke u marrë me dikë tjetër, njoftojini porosinë e kujt doni të merrni dhe pastaj dëgjoni kur të jetë gati porosia për ta marrë.

/newsyahoo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0