Akademia brenda kompanisë, mundësi për punonjësit dhe klientët - Business Magazine Albania

Akademia brenda kompanisë, mundësi për punonjësit dhe klientët

Innovaway

Kompanitë në fushën e zhvillimit të teknologjisë po investojnë shumë tek punonjësit e tyre, përmes formimit praktik dhe përshtatjes për kërkesat e tregut. Kjo u mundëson të rinjve shqiptarë të mund të punojnë, por edhe të mësojnë elementë shtesë falë akademive pranë kompanive.

Innovaway është një prej kompanive në fushën e teknologjisë që ka pikë të fortë ndërtimin e ekipit dhe mirëqenien e punonjësve të saj. Certifikimi & Edukimi i Vazhdueshëm që kompania vendos në funksion lejon që punonjësit e saj të qëndrojnë të përditësuar dhe në të njëjtën kohë u garanton partnerëve të saj që të kenë sigurinë se softueri i zhvilluar përputhet me metodologjitë e duhura të sigurisë.

Drejtuesit e kompanisë tregojnë se, brenda akademisë, Innovaway zgjedh studentë nga universitetet më të mira shqiptare. Ajo u lejon të ndjekin kurse specializimi falas, me qëllim profesionalizimin e njohurive të marra brenda rrugës së tyre të trajnimit dhe aktivizimin e tyre brenda IT Factory.

Artikulli u publikua më parë në faqen 62  të numrit 26 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Siguroni këtu nr. 26 të saj.

Për të gjitha kompanitë që kërkojnë një partner të besueshëm dhe inovativ, Innovaway propozon veten si një kompani solide, me rritje të vazhdueshme sipërmarrëse në një nivel ndërkombëtar, me të cilën mund të planifikojë bashkëpunime të qëndrueshme dhe afatgjata në fushën e IT.

Innovaway Sh.p.k. është një kompani e grupit italian Innovaway, e themeluar në 2015, me mbi 1100 punonjës, 100% në pronësi të kompanisë mëmë.

Grupi Innovaway, me më shumë se 1100 punonjës e një xhiro totale prej 50 milionë euro, ofron zgjidhje dhe shërbime inovative të TIK-ut, të zhvilluara me teknologjitë më të fundit; numëron rreth 150 klientë ndërkombëtarë të pranishëm në 200 shtete në sektorët e industrisë, financës, produkteve të luksit, transportit, shërbimeve dhe sektorit publik. Innovaway operon në 8 seli dhe kryen aktivitete në të gjithë botën.

Në bashkëpunim me klientët e saj ajo po vepron në sfidën e Transformimit Digjital, përmes aftësisë për të përtërirë, krijuar dhe menaxhuar zgjidhje digjitale. Përfaqësuesit e kompanisë tregojnë se, “misioni i Grupit është të rrisë aftësinë e klientëve të tij për të konkuruar në nivel global, në sajë të aftësive të profesionistëve të saj, qasjes nga fillimi deri në fund (end-to-end) dhe modelit të tij të funksionimit të bazuar në inovacione dhe përmirësime të vazhdueshme”.

Practice e IT-së mbështetet në një ekip me mbi 100 çertifikime, i cili punon në fushën e integrimit të sistemeve, me një Software Factory, e cila merret me zhvillimin e softuerit Open Source, dhe një Testing Factory, e cila merret me testimin e softuerit.

Lexo: Gitanjali Rao, 15 vjeçarja në kopertinën e revistës “Times”

IT Factory është një nga departamentet ekselente të Innovaway, e bazuar në katër seli: Napoli, Roma, Milano dhe Tirana. Një pikë e fortë e fabrikës është bashkëpunimi me departamentin e Kërkimit dhe Zhvillimit në Napoli, pasi kjo mundëson krijimin e një modeli operativ inovativ dhe përdorimin e teknologjive dhe arkitekturave përpara se ato të dalin në treg.

Shërbimet e ofruara për klientët tanë variojnë nga zhvillimi i “task-ut”, duke marrë përsipër procesin që nga projektimi i tij, deri tek zhvillimet e ashtuquajtura “agile” dhe ne këtë  rast, një ekip i kolegeve, bazuar në nevojat e klientit, është i integruar në procesin e zhvillimit të produktit të vënë në funksion pranë konsumatorit.

Zyra jonë e arkitekturës është në një hap me modelet e fundit të tregut; Microservices dhe Microfrontend  lejojnë që zgjidhjet tona të jenë të ndryshueshme dhe të shpërndara për një efektshmëri dhe efikasitet më të madh.

Teknologjitë e bazuara në JAVA & Javascript janë një pikë e fortë e factory sonë; përdorimi i frameëork-eve të universit Spring dhe gjuhëve Frontend, të tilla si Angular dhe ReactJS, u lejojnë klientëve dhe gjithashtu zhvilluesve tanë të mbajnë gjithmonë hapin me kohën, duke u paraprirë trendeve dhe duke krijuar infrastruktura teknologjike efektive dhe të kohës.

Për realizimin e softuerit kujdesen ekipe italo-shqiptare, në mënyrë që të rritet përfshirja tekniko-kulturore e të dy palëve, bashkë me përvojat e dy grupeve të punës, të cilat bashkëpunojnë sipas filozofisë së korporatës.

Testing Factory u mundëson partnerëve të saj cilësinë më të mirë teknike dhe të perceptuar për klientët e saj, duke ndjekur metodologjinë ISTQB.

Artikulli u publikua më parë në faqen 62 të numrit 26 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Siguroni këtu nr. 26 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #26 - Korrik 2021

Ditët e nxehta të kësaj vere mund t’i freskoni me artikujt e revistës 26 të Businessmag. Një numër i pasur me artikuj rreth sipërmarrjeve në fusha të ndryshme, por edhe profileve interesante të sipërmarrësve. Që në kopertinë vini re dy djem që po çojnë përpara sipërmarrjen e ngirur nga prindërit. Një model për t’u ndjekur nga shumë sipërmarrje të tjera. Idetë e reja, nismat e reja në biznes sot janë më të rëndësishme se kurrë për të mundësuar suksesin.
Zhvillimet në disa tregje mund t’i gjeni në brendësi të revistës. Të tilla janë tregjet e real estate dhe ai i shërbimit postar.

Zhvillimet në fushën e teknologjisë këtë vit vijnë me 10 gjetjet më të rëndësishme teknologjike, të cilat janë orientuar shumë drejt zhvillimeve shëndetore.

Diaspora vjen me profilin e një sipërmarrëseje në fushën e stilimit dhe qepjes së veshjeve. Ornela ka arritur të hapë tre dyqane shërbimi, ku përshtaten brandet më të mëdha sipas nevojave të klientit.

Edukimi është një temë e prekur nga ne në këtë numër, pasi sfidat e edukimit në këtë vit pandemik kanë qenë të mëdha. Sjellim dy akademi me zhvillimet e tyre dhe qasjen ndaj edukimit gjatë pandemisë, si dhe mundësinë e edukimit të fëmijëve në format më të mira të mundshme.

Në brendë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0