Ka përfunduar tashmë fazën e dytë, Programi i gjeneratës së re digjitale në Shqipëri STEM - Business Magazine Albania

Ka përfunduar tashmë fazën e dytë, Programi i gjeneratës së re digjitale në Shqipëri STEM

Programi i gjeneratës së re digjitale në Shqipëri STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë), aplikimi i të cilit nisi vitin e kaluar pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Fondacionit Vodafone Albania dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ka të trajnimit të mësuesve e të nxënësve të moshës 12-18 vjeç, në 60 shkolla në mbarë vendin.

Ky projekt ka për qëllim zhvillimin e aftësive digjitale tek nxënësit, në mënyrë që ata të mendojnë zgjidhje inovative dhe të krijojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë, me ndihmën e teknologjisë

 

Faza e dytë e këtij projekti u finalizua në eventin “STEM Next Generation – Aftësitë digjitale për Shqipërinë”, i cili u organizua në mjediset e Vodafone Albania, ku u prezantuan dhe u vlerësuan me çmime projektet koduese më të mira.

Në këtë event ishin të pranishëm nxënësit e angazhuar me 10 projektet e përzgjedhura si më të mirat mes 60 shkollave konkurruese, përfaqësues të Vodafone Albania, Ministrisë së Arsimit, organizatës SciCo dhe partnerë të tjerë të STEM.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balázs Révész, tha gjatë fjalës së tij se: “Teknologjia mund të na ndihmojë të zgjidhim problemet në shoqëritë tona, të ndërtojmë një planet e mjedis më të qëndrueshëm si dhe një jetë më të mirë në qytetet ku jetojmë. Ju do të jeni gjenerata e së ardhmes, do të jeni ata që do të mund të bëni diferencën. Ndaj vazhdoni hapni horizonte të reja përmes programit STEM. Jam i bindur se pas 10 vjetësh do ta shikoni veten në vendet e punës që po projektoni tashmë në mendjen tuaj, falë dijeve që po përvetësoni sot.”

Në fund të fjalës, Révész falenderoi të gjithë nxënësit për idetë e tyre të jashtëzakonshme, mësuesit që i kanë drejtuar ata, duke u hapur horizonte të reja, Fondacionin Vodafone Albania si dhe gjithë bashkëpunëtorët që janë bërë pjesë e këtij programi kaq të rëndësishëm për gjeneratën e re digjitale në Shqipëri.

E pranishme në këtë aktivitet, zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nina Guga, tha se: “STEM ka hyrë tashmë në çdo pjesë të jetës dhe kurikulës sonë mësimore. Dua të falenderoj Fondacionin Vodafone Albania si një partner mbështetës i kahershëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit edhe në ditët tona më të vështira të pandemisë, duke na ndihmuar me fuqinë e teknologjisë. Ne po i pasurojmë dita-ditës shkollat tona me smart lab-e, me platformën digjitale.

 

SMIP, ku tashmë ofrohen edhe certifikatat, dëftesat dhe diplomat e gjeneruara me vulë elektronike e me regjistrime online, nëpërmjet sistemit e-Albania.”

Projektet e përzgjedhura si më të mirat, u vlerësuan nga juria, e përbërë nga 7 anëtarë, profesionistë të fushës, mes tyre dhe Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania.

Vendin e parë e fitoi projekti “Kubi ëndërrues dhe ndriçimi i rrugës natën” realizuar nga nxënësit e shkollës “Fadil Gurmani” në Elbasan, drejtuar nga mësuese Bianka Latifi. Vendin e dytë e fituan nxënësit e shkollës “31 Korriku” në Burrel, drejtuar nga mësues Zenepe Dedja, me projektin “Eco House”, ndërsa vendin e tretë e fituan nxënësit e shkollës “100 vjetori” në Kamëz, drejtuar nga mësuese Davita Hajdari, me projektin “Shkopi i të verbrit”. Për fituesit u shpërndanë edhe dhurata, përkatësisht Laptopë HP për ekipin e parë fitues; Tabletë Blackview për ekipin e dytë dhe Smartwatches Samsung Galaxy për ekipin e tretë fitues.

Generation Next është pjesë e Programit Skills Upload Jr., i cili financohet nga Fondacioni Vodafone Group, si pjesë e agjendës strategjike për aftësimin digjital në Evropë (duke investuar 40 milionë euro në tregjet evropiane), që po realizohet në harkun kohor të tre viteve. Aftësimi digjital është pjesë e objektivave të Vodafone.

Programi Generation Next, është projekti i parë i zbatuar në shkollat publike shqiptare me një kurikul të miratuar, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0