Ju refuzua paga e luftës, pasi aktiviteti mund të operonte? Rishikoni kodin e biznesit - Business Magazine Albania

Ju refuzua paga e luftës, pasi aktiviteti mund të operonte? Rishikoni kodin e biznesit


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton subjektet të përditësojnë të dhënat e tyre, të cilat si arsye për refuzim të aplikimit për ndihmë financiare kanë mospërputhjen e Kodit të aktivitetit me përshkrimin e aktivitetit, apo me llojin e veprimtarisë që ata realisht ushtrojnë aktivitet.

Për të përditësuar të dhënat, konkretisht kodin NACE dhe përshkrimin e aktivitetit:

Lexo: Ndihma e Luftës” për bizneset e mëdha: Kredi me interes deri 2.85 % e paga jo më të larta se 150 mijë lekë

  1. Tatimpaguesit me status ligjor Person fizik, duhet të aplikojnë në platformën e-albania, në menunë Biznesi im.

Detajet shpjeguese mbi mënyrën e aplikimit dhe përdorimit të këtij shërbimi i gjeni këtu

  1. Tatimpaguesit me status ligjor person juridik, duhet të paraqiten pranë sporteleve të QKB në të gjithë vendin.

Përditësimi dhe saktësimi i të dhënave të mësipërme do të mundësojë trajtimin në mënyrë korrekte të ankesave të tatimpaguesve, vijimin e procesit të aplikimeve për ndihmën financiare dhe kalimin e pagesave në llogarinë e individëve, të cilët pas verifikimit të të dhënave do të rezultojnë përfitues të ndihmës.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0