Jo! Këtë lloj shërbimi taxi nuk e ke provuar kurrë në Shqipëri - Business Magazine Albania

Jo! Këtë lloj shërbimi taxi nuk e ke provuar kurrë në Shqipëri

Patoko

Një vizion i një gjysmë-dëshire për shërbimin perfekt Taxi i cili nisi 7 muaj më parë si rrjedhojë e diskutimeve të gjata mbi teknologjinë e së ardhmes dhe fuqinë transformuese të saj, u finalizua me një produkt i cili lehtëson në shkallë të lartë udhëtimin me taxi. 

Në një intervistë ekskluzive, Arbër na tregon gjithçka mbi Patoko, mikun tuaj të udhëtimit!

Arbër si filloi ideimi i Patoko? 

Gjatë shkëmbimeve intensive të ideve kuptuam që Shqipëria do të ishte vendi perfekt për ta testuar supozimin. Shqipëria shprehte dy sfida që ne i pranuam, një treg jo efiçent mobiliteti dhe njohuri të limituara teknologjike nga ana e përdoruesve. Teknologjia në vizionin tonë duhet ti japë zgjidhje problemeve të shoqërisë dhe gjatë vlerësimit të të dhënave që kishim në dispozicion kuptuam se kjo teknologji që duhet të zhvillonim duhej të modernizonte një pjesë të rëndësishme të jetës shqiptare dhe të krijonim aksesueshmëri dhe përdorim nga të gjithë.

Hipoteza ishte se nëse ofrojmë vlerë midis ofertuesit të shërbimit dhe kërkuesit të saj në kohë reale, atëherë teknologjia që ne ofrojmë mund të zgjidhë një problem kompleks siç është mobiliteti në një qytet si Tirana. Sfida ishte e madhe por partneri im vinte me një njohuri të thellë të sistemeve si arkitekt software-i me eksperiencë në cloud technology dhe unë me njohuri mbi tregun dhe kontekstin lokal. Situata u thjeshtësua më shumë kur në ekip shtuam dhe dy programues të tjerë me shumë eksperiencë. 

Faza e parë e rrugëtimit kishte të bënte me analizën e peisazhit teknologjik në mënyrë që të identifikonim një zgjidhje teknologjike nga e cila do të përfitonte thellësisht shoqëria. Në atë kohë ne kishim një ide ndryshe mbi mobilitetin nga produkti që kemi në treg sot. Idenë fillestare e cila është tepër komplekse me implikime të gjera në shoqëri nuk e kemi braktisur pasi ajo është në themelet e aplikacionit, por për momentin e kemi lënë të fshehur dhe do ta aplikojmë kur tregu të jetë më i pjekur. Ajo që mund të them është që zgjidhjet që ne po ndërtojmë vazhdimisht i bazojmë mbi nevojën për të zgjidhur probleme kyçe të jetës së përdoruesve. Në fakt edhe pse në tregun botëror ka aplikacione të ngjashme, ajo që e bën unik Patoko është që çdo përditësim është i bazuar mbi feedback-un që marrim prej shoferëve dhe përdoruesve të thjeshtë.

Kjo qasje për të krijuar një produkt që vjen si rezultat i nevojave të përdoruesve është ajo që e mban gjallë krijimtarinë e biznesit tonë.

LEXO: Kjo platformë shqiptare ju mundëson të lëshoni me qira makinën në çdo moment

A është e vështirë të jesh startup në Shqipëri? Cilat janë disa gjëra që do të ndryshonit në lidhje me ekosistemin tonë sipërmarrës?

Të fillosh dhe të bësh biznes në Shqipëri nuk është e thjeshtë pasi mungojnë ingredientët bazë të rëndësishëm. Startup-et kanë mbështetje të limituar krahasimisht me vendet e tjera, sistemi i të bërit biznes me ide inovatore has probleme jo-logjike ku institucionet private dhe qeveritare kanë pak fleksibilitet për inovacion. Kjo është akoma më e vërtetë për një sipërmarrje teknologjike, por aty ku ka sfida ka dhe mundësi unike. Nevoja për financim më të aksesueshëm është një nga vështirësitë që has një start-up. Duke qenë se jemi në të 40-tat nuk jemi start-upi tipik i 20+ vjeçarëve që kanë nevojë për financa dhe udhëzim, por start-upi ka nevojë për mbështetje konstante për të mbijetuar dhe përshpejtuar adoptimin e tij. Në lidhje me ekosistemin e sipërmarrjes do të thoja se hapa të rëndësishëm po bëhen me krijimin e komuniteteve të ndryshme të teknologjisë dhe biznesit, vlen Business Magazine për ta ilustruar këtë. Sidoqoftë mungesa e një historie suksesi, ku një start-up nga Shqipëria të krijojë diçka realisht unike që përqafohet nga bota e bën më të vështirë ti tregosh qoftë investitorëve apo aktorëve qeveritarë fuqinë e teknologjisë. Besoj që pa krijuar një startup që mbijeton në tregun ndërkombëtar, ekosistemi do të vuajë. 

Çfarë është Patoko? Cila është risia që sjell? Kujt i shërben?

Patoko është emri i kompanisë teknologjike dhe app-it që kemi krijuar, i cili synon të ofrojë një zgjidhje me bazë të gjerë të nevojave për mobilitet dhe konjeksion cilësor për të gjithë përdoruesit e saj. Duke përdorur aplikacionin, pasagjerët mund të lidhen me shoferin më të afërt dhe të kërkojnë shërbim aty për aty, pa patur nevojë të shkojnë tek vendparkimet e taksive siç e do tradita. Gjithashtu, duke eleminuar operatorët telefonikë, sistemi kur merr porosinë e shpërndan tek të gjithë shoferët duke i dhënë përparësi makinave më të afërta dhe shoferëve më të mirë.

Si teknologji kjo do t’i shërbejë klientëve që duan zgjidhjen më të shpejtë për mobilitet, shoferëve (pjesëtarë kompanie apo privat), si dhe bizneseve që nuk kanë mundësi të kenë informacione të detajuara mbi lëvizjet që bën stafi. Ajo që ne po integrojmë për momentin janë procesimi i pagesave ‘cashless’ dhe një sistem përpunimi i të dhënave për ofrimin më të mirë të shërbimit on-demand. Ne kemi dhe një sërë zhvillimesh unike për tregun në roadmap por ato do ti bëjmë publike në Q2 dhe Q3.

Përveç teknologjisë, ne jemi duke krijuar një komunitet bashkëpunëtorësh si në brandim dhe falenderoj Pak Studios që na ka qenë afër në krijimin e një vizualeje unike që lidhet me vlerat dhe emetimit të aspekteve që nxisin besim në brand si dhe influencërave si Fladia Topi dhe mamanë e saj që e kanë përqafuar herët vizionin tonë. Nëse ne arrijmë të krijojmë një komunitet me të njëjtën mendësi si ne, transformimi është i pashmangshëm. 

Cilat janë problemet kryesore që keni hasur me sektorin e shërbimit të taksive që ju shtynë të krijoni Patoko? Cila është hallka që mungon që mund ta zgjidhni?

Përpara Patoko, modeli tradicional i shërbimit të taksive në Shqipëri kishte sfida reale dhe ishte i bazuar në një model që u refuzua në arenën botërore 12 vjet më parë. Komunikimi në kohë reale dhe në shkallë ishte një pengesë e madhe midis pasagjerëve dhe shoferëve, me call centerat që shtonin ndërmjetës të panevojshëm dhe rritjen e kostove operacionale për kompanitë e taksive. Shoferët individualë gjithashtu luftonin për të reklamuar shërbimet e tyre dhe për të arritur klientët e mundshëm dhe shpesh udhëtarëve u duhej të mbështeteshin te fati për të gjetur një shofer ose për të ecur rreth e rrotull duke kërkuar një taksi në situata kur kërkesa ishte e lartë për këtë shërbim.

Situata që ne duam të përmirësojmë paraqet tre vështirësi të mëdha:

  • Kompanitë e taksive kanë kosto të lartë operacionale,
  • Shoferët individualë të taksive luftojnë për të reklamuar shërbimet e tyre ndaj klientëve të mundshëm dhe
  • Klientët duhet ose të telefonojnë dhe të shpresojnë se zinxhiri i komunikimit nuk do të përjetojë një problem dhe se një shofer do të vijë t’i gjejë ato, ose do ti duhet të ecë derisa të gjejnë një taksi.

Imagjinoni vështirësitë që ka pastaj një turist i huaj në gjetjen e taksisë dhe në komunikimin me shoferin e taksisë.

Aplikacioni i ofron kosto më të ulët operimi për kompanitë e taksive, një hapësirë të re për shoferët individualë për të reklamuar shërbimet e tyre dhe aftësinë për klientët për të menaxhuar udhëtimin e tyre, gjetjen e një shoferi nga rehatia e telefonit të tyre, dhe duke qenë në gjendje të komunikojnë me shoferin gjatë rrugës, duke u dhënë atyre kontroll të plotë mbi përvojën e tyre. 

Ne realisht po ofrojmë një transformim të plotë në përvojën e lëvizshmërisë në Shqipëri!

Çfarë mendoni se do t’ju dallojë nga kompanitë e tjera të shërbimit Taxi?

Si fillim ne nuk jemi kompani taksish. Ne jemi platformë që e bën shërbimin taksi më efiçient qoftë për pasagjerin qoftë për taksinë. Patoko e diferencon veten nga kompanitë e tjera të shërbimit të taksive duke ofruar një shërbim më të ndryshëm dhe më të fokusuar te pasagjerët.

Në vend që të kufizohemi me shoferët e një kompanie të vetme, ne mirëpresim çdo shofer taksie të licensuar për t’u bashkuar me platformën tonë, e cila na lejon të ofrojmë një sërë mundësish udhëtimi për të plotësuar nevojat e klientëve të ndryshëm.  

Aktualisht, ne ofrojmë udhëtime ekonomike për pasagjerët që e kanë merak buxhetin e tyre, udhëtimet standarde  janë për ata që duan një proces më të shpejtë të lidhjes me një shofer dhe shumë shpejt udhëtime prestigji për ata që duan një përvojë luksi.

Ne kemi plane të shtojmë edhe më shumë klasa udhëtimi në të ardhmen për të vazhduar zgjerimin e ofertës sonë dhe përmbushjen e nevojave të ndryshme të pasagjerit shqiptar. Në përgjithësi, synimi ynë është të sigurojmë një përvojë transporti më të volitshme, më të personalizuar dhe më të besueshme për përdoruesit tanë.

LEXO: Start-upi britanik mbledh 140 milionë dollarë për të përshpejtuar prodhimin e automjeteve vetë-drejtuese

Si do të gjenerojë të ardhura Patoko? I përdorni automjetet tuaja apo jeni ndërmjetës midis kompanive të shërbimit taksi dhe individëve?

Patoko gjeneron të ardhura nga rrugët e ekzekutuara. Ndërkohë që përpiqemi t’i bëjmë udhëtimet më të përballueshme dhe të disponueshme për të gjithë klientët, ne nuk shtojmë një tarifë shërbimi për tarifën, por përkundrazi kemi një marrëveshje për ndarjen e fitimit me shoferët që ofrojnë makinat e tyre duke përdorur Patokon.

Shërbimi ynë bazohet në lidhjen e shoferëve të taksive me pasagjerët, ne nuk kemi plan të kemi makina. Zgjidhja jonë është të ngushtojmë hendekun midis shoferëve dhe pasagjerëve, duke i bashkuar ata me lehtësi. Pra ne do të mbetemi gjithnjë një kompani teknologjike që i shërben tregut me zgjidhje teknologjike.

Cilat janë hapat e ardhshëm për ju? Ku dëshironi të arrini?

Plani afatgjatë është të bëhemi kompania e parë nga Ballkani që e ofron mobilitetin si shërbim në të gjitha dimensionet e tij. Për të arritur këtë do na duhet shumë më shumë kodim dhe resurse finaciare dhe njerëzore. Ndaj, si hap afat shkurtër është të optimizojmë këtë shërbim dhe më pas të hidhemi në hapat logjikë që ne i kemi të qartë por që tregu ende nuk është gati ti përthithë.

Kësisoj e kemi objektiv tonin të bëhemi të besueshëm në vizionin tonë fillimisht për shoferët të cilët duhet të ndryshojnë mendësinë dhe të kuptojnë fuqinë e teknologjisë dhe më pas ta energjizojmë tregun duke ofruar vlerë në çdo hap për pasagjerët. Mund të zbuloj që ne jemi në diskutime serioze me aktorë të ndryshëm për ta arritur këtë dhe shpresojmë që në momentin që do të kemi adoptimin që pretendojmë do të ecim shumë shpejt me inovacionin që në sytë tonë nuk mbetet vetëm në kufijtë e Shqipërisë apo Ballkanit. Aktualisht jemi në diskutime me palë të interesuar në Dubai, Afrikë e Jugut e në Rajon.

Çfarë këshille do të kishit për startup-et shqiptare që janë ende në fillimet e tyre?

Këshilla më e mirë që mund ti jap startupeve të reja është të besojnë tek idetë e tyre dhe të përzgjedhin me kujdes bashkëpunëtorët. Me një ekip solid që ndan vizionin mund të arrish shumë dhe ky është ingredienti kryesor në ndërrmarrjen e vështirë të startupit. Fondet mund të vonojnë por nëse një ekip ka mendësinë e duhur me një produkt të mirë atëherë suksesi nuk do të vonojë. Këshilla tjetër është të optimizojnë në çdo moment fondet për të mbijetuar të paktën 3 vjet pasi suksesi nuk ka datë fikse kur vjen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0