Kjo platformë shqiptare ju mundëson të lëshoni me qira makinën në çdo moment - Business Magazine Albania

Kjo platformë shqiptare ju mundëson të lëshoni me qira makinën në çdo moment

Rentfromlocals

Rentfromlocals” është një platformë, e cila synon të krijojë një treg të përbashkët për marrjen me qira të makinave ose apartamenteve ndërmjet bizneseve lokale dhe individëve. Platforma lejon të gjithë ata që kanë një makinë ose apartament, të vendosin një reklamë dhe ta japin me qira gjatë kohës që ajo është e papërdorur. 

Marin Nikolla, Kledjan Zaimi dhe Elvis Koleka, u bënë bashkë për të zhvilluar idenë e tyre në 2022 për të plotësuar vizionin e tyre që personat që kanë një makinë dhe nuk e përdorin, të mund ta japin me qera me një çmim të arsyeshëm. Ata mendonin se kjo do të sillte benefite për të gjithë palët e përfshira. Një e ardhur më shumë për qiradhënësin, çmime më të arsyeshme për qiramarrësin, dhe ndoshta një reduktim të makinave në qarkullim në të ardhmen, duke luajtur në këtë mënyrë rolin e një car-sharing platform.

Në një intervistë për Business Magazine Marin Nikolla, na tregoi më shumë për rentfromlocals. 

A është e vështirë të qenit një startup në Shqipëri? Cilat janë disa gjëra që do t’i ndryshoje në ekosistemin tonë të sipërmarrjes?

Në përgjithësi është e vështirë sepse mungojnë mentorët dhe investitorët e fuqishëm që të mbështesin startupet. Inkubatorët dhe akselerstorët po kryejnë punë shumë të mirë por janë në fazat e tyre të para ndërkohë universitetet janë pothuajse inekzistente.

Pushteti qëndror është munduar kohët e fundit duke dhënë grante por që janë të pamjaftueshme dhe tepër burokratike, ndërkohë që pushteti vendor është pothuajse inekzistent. Korporatat e mëdha janë të prirura ndaj investimeve të mëdha dhe të sigurta dhe nuk janë të fokusuara në inovacionet e reja.

LEXO: Episodi i fundit në “Startop”/ Inovacioni vjen në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar. “GOtaps” revolucion për kartëvizitat

Cila ka qenë iniciativa jua e parë dhe ku qëndron ajo sot? Po projektet që pasuan?

Rent From Locals është iniciativa jonë e parë. Gjatë 8 muajve të parë pas lançimit të saj rezultatet ishin mjaft inkurajuese çka na jep forcë për t’u rritur më shumë në vazhdim. Shpresojmë që të rrisim sa më shumë mbulimin e tregut, dhe të dixhitalizojmë rezervimet e sa më shumë bizneseve lokale.

Çfarë është rentfromlocals? Cila është risia që sjell? Kujt i shërben?

Risia e Rent From Locals është që ofron një mënyrë të shpejtë për këdo të ekspozojë ofertën e tij tek turistët e huaj. Lidhja direkte midis ofruesit dhe blerësit, krijimi i konkurrencës transparente nëpërmjet sistemit të vlerësimeve me pikë. Është e thjeshtë për t’u përdorur dhe nuk kushton asgjë për ofruesit. Mjaftojnë 2 minuta për t’u regjistruar dhe për të publikuar makinën ose apartamentin. Ofron lehtësira që e bëjnë të lehtë dhe të sigurt procesin. 

Masivizimi i saj dhe konkurrenca e ndershme do të sjellë një rregullim të këtij tregu, çmime më të arsyeshme dhe rritje të cilesisë të shërbimit. Si edhe rritjen e volumit të rezervimeve për shkak të ekspozimit më të gjerë tek turistët e huaj. 

Si erdhi ideja e krijimit të saj dhe si gjeneron të ardhura? 

Ideja erdhi nga shembuj të ngjashëm C2C në perëndim, shembulli klasik është Uber. Sharing economy është padyshim rruga që do ndiqet në të ardhmen, dhe ne donim ta aplikonim këtë për makinat me qera. Gradualisht natyra e biznesit ndryshoi disi, por pa humbur thelbin e tij. 

Gjenerimi i të ardhurave bazohet në aplikimin e një komisioni për çdo transaksion. Gjithcka është shumë transparente, dhe gjatë procesit të rezervimit klientit i bëhet e qartë se çfarë po paguan dhe kujt.

Si është zhvilluar rentfromlocals në këtë vit të parë?

Prej 2022 platforma u kthye një mënyrë për vendasit për ekspozimin e ofertës së tyre, por shërbente edhe si një sistem ku ata ruanin makinat, rezervimet etj. Nuk munguan edhe individë që publikuan makinat e tyre.

Shumë shpejt ajo u bë popullore në turistët e huaj që kërkonin çmime më të favorshme përtej kompanive lider në treg. Rrjedhimisht, më vonë menduam të shtojmë në ofertë edhe apartamente me qera. Synimi jonë është të jemi një platformë gjithëperfshirëse në fushën e turizmit, që t’u japi mundësinë bizneseve të vogla, dhe individëve që zotërojnë apartamente, makina, por jo vetëm, ti japin ato me qera nëpërmjet platformës. Platforma do t’u japi mundësi atyre të dixhitalizojnë biznesin e tyre, si edhe të kenë një website që ju ofron klientëve të huaj rezervime online, të shpejta dhe të sigurta.

LEXO: Gratë në biznes/ Episod frymëzues në Startop. Nga konkursi për vajzat deri tek start-upi për studentët

Cilat janë hapat e të ardhmes për ju? Ku dëshironi të arrini?

Duam të rrisim sa më shumë shtrirjen në tregun shqiptar. Fluksi i turistëve të huaj është në rritje konstante, dhe qëllimi ynë është që ata të mos orientohen vetëm në kompanitë e mëdha të makinave apo zinxhirëve të hoteleve ndërkombëtare, por edhe drejt tregut vendas që ka shumë për të ofruar në drejtim të cilësisë dhe çmimeve të favorshme. Duam ta sjellim këtë ofertë lokale që të jetë lehtësisht e aksesueshme nëpërmjet internetit. Në të ardhmen do të shohim mundësinë e shtrirjes në vende të tjera të rajonit, pasi jemi konfidentë tek potenciali i zgjidhjes sonë.

Çfarë këshille do të kishit për startup-et shqiptar që janë ende në hapat e parë?

  • Të paturit e një ideje që është relevante për tregun, të bazuar në një studim të mirëfilltë.
  • Vendosjen e objektivave të vogla të arritshme, me diapazon kohor të shkurtër ose të mesëm. Hedhjen e hapave njëri pas tjetrit.
  • Rritja e një biznesi të suksesshëm është një rruge me ulje dhe ngritje. Duhet ditur të mos demoralizohesh në momentet jo të mira. 
  • Vendimmarrje me pragmatizëm dhe objektivitet, jo vetëm me entuziazëm.

LEXO: Mark Cuban ka vetëm një këshillë për të rinjtë që duan të fillojnë biznesin e tyre

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0