Episodi i fundit në “Startop”/ Inovacioni vjen në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar. "GOtaps" revolucion për kartëvizitat - Business Magazine Albania

Episodi i fundit në “Startop”/ Inovacioni vjen në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar. “GOtaps” revolucion për kartëvizitat

Episodi i fundit i “Startop”, mbështetur nga Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ka sjellë tre ide të reja, të cilat shërbejnë për zhvillimin e metodologjive të ndryshme për zhvillimin e bizneseve.

Përballë katër panelistëve: Rafaela Rica sipërmarrëse, Ana Petani menaxhere e projekteve të startupeve, Shkëlzen Marku themelues dhe CEO i Enterimapct, Ervin Prence pronar i “Pro Export Albania”, shfaqën idetë e tyre inovative tre themelues të bizneseve të ndryshme.

Todi Karoli themelues i “GOtaps”, ka prezantuar ditën e sotme në “Startop”, një aplikacion zëvendësues të kartvizitave tradicionale me ato digjitale.

Ai shpjegon se sapo celulari bjerë në kontakt me këtë kartvizitë, hapet automatikisht linku, i cili mban të ruajtura të gjitha të dhënat e kartëvizitave që janë ruajtur në këtë aplikacion.

“Ky aplikacion zëvendëson kartëvizitat tradicionale me ato digjitale ku vetëm me një prekje mund të shpërndahet informacioni tek personat e tjerë. E gjitha është në komunikim me telefonin ku hapen të dhënat personale. Sapo celulari bie në kontakt me këtë kartëvizitë automatikisht të hapët një link në celular. Kartëvizitat tradicionale nuk I menaxhojmë dot, në momentin që na duhet kontakti i një kartëvizite, me siguri atë mund të kemi harruar diku. Me anë të aplikacionit GoTaps ke gjatë gjithë kohës kartëvizitat që regjistron thjesht i bën search me emër. Kjo ul kostot për bizneset dhe redukton prerjen e letrës. Ka disa versione. Gotaps vlen dhe për kafshët, në momentin që kafsha humb, personi që e gjen mjafton ti prekë cipin me celularin dhe i dalin të dhënat e pronarit me të cilin është regjistruar “- u shpreh Todi Karoli.

Lexo edhe: Laboratori i kulinarisë, Akademi.al, programi për marketingun dhe loja edukuese/ Projektet në episodin e parafundit të “Startop”

Një tjetër ide inovative ishte ajo e Ejona Zaimaj themelueses së “Amlabees”, e cila nëpërmjet projektit të “Beyond Ideas”, ka krijuar kapsulë vegane të polenit të koncentruar si dhe ambalazh të dyllosur që shërben për ruajtjen sa më të freskët të  produkteve siç janë frutat dhe perimet.

Në fillim ishte ideja vetëm pëer të prodhuar një kapsulë nga poleni, në momentin që ne e koncentrojmë dhe e bëjmë një  kapsulë vegane ia marrim polenit të gjitha vlerat. Përdoret mbi 16 vjeç e sipër dhe jam pro idesë të ushqehemi në sezone, përtej kapsulës që ishte ideja e parë për tu prodhuar e për ta zhvilluar, në arritëm të mbulonim dy produkte të tjera të raja si ambalazhi I dyllosur që ndihmon në minimizimin e përdorimit të qeseve. Kemi nisur ta prodhojmë dhe ka elasticitetin e duhur dhe frutat ruhen më DNA siç e kemi këputur në pemë dhe shërben shumë për fëmijët e vegjël që të konsumojnë gjëra sa më të freskëta. Këto janë lehtësisht të realizueshme, Ne arrijmë që të mbulojmë kërkesë, ambalazhi i dyllosur është diçka preferenciale dhe jo masive. Dyllin duhet ta filtroj vetë e të kontrolloj kontaminimin, është proces kompleks por për tregun shqiptar e menaxhojmë. Kemi dyllin e verdhë dhe dyllin e zi. Ne e kemi që në 2016 këtë nisje dhe janë më shumë se 3 mijë sipërmarrës, jemi pasur 500 aplikantë ku mbi 500 veta vijojnë trajnimin dhe besoj se 100 prej tyre do të kenë bizneset e tyre. Ata janë në periudhën e zhvillimit, kemi shumë biznese që kanë bërë një biznes të dytë, do doja të tregoja sa shumë ndërveprim ka midis sipërmarrësve. Kemi rreth 50 ekspertë që punojnë në të gjithë Shqipërinë.”- tha Ejona Zaimaj themeluese e “Amlabees”

Personat me aftësi të kufizuara kanë treguar se teknologjia ka ardhur në ndihmë për ti lehtësuar jetën. “Be my third eye” dhe “Ëe can”, janë dy ide të cilat janë zhvilluar dhe janë përkthyer në aplikacione.

Thanas Dinço, përmes “Beyond Ideas” ka krijuar dy aplikacione në tregun shqiptar të cilat janë me aftësi të kufizuara në shikim dhe për shurdhmemecët.

“Të gjithë personat me aftësi të kufizuar janë të veçantë dhe në kuadër të projektit “Beyond Idea, përmes një start up solla në tregun shqiptar këto dy aplikacione të cilat i vijën në ndihmë këtyre personave.

Aplikacioni “Be my third eye”, është një aplikacion me GPS që i vjen në ndihmë personave të verbër që I jep atyre një autonomi që i ka ndihmuar deri më sot. Një psetë të madhe të ditës atyre mund ti eliminohet shoqëruesi dhe mund të lëvizin të vetëm. Behet hartëzimi i territorit që I krijon atyre lehtësi në lëvizje. A-ja është edukimi i shoqërisë që kur shohim një person me bastun ta kuptojnë që është i verbër e ti lirojnë rrugën. Risia është se ne kemi blerë patentën e këtij aplikacioni që të aplikohet edhe në gjuhën shqipe. Aplikacioni ka një kosto fillestare pasi nuk mund  të ketë reklama për lehtësi përdorimi. Mund të kushtojë pak në fillim por kursen një vlerë të madhe e cila shpenzohej me taxi apo kujdestarë.”– tha Thanas Dinço.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0