Mark Cuban ka vetëm një këshillë për të rinjtë që duan të fillojnë biznesin e tyre - Business Magazine Albania

Mark Cuban ka vetëm një këshillë për të rinjtë që duan të fillojnë biznesin e tyre

Miliarderi Mark Cuban ishte vetëm 12 vjeç kur filloi biznesin e tij të pare për të bërë ca para shtesë, kështu që ai e di se çfarë duhet për të filluar një biznes në moshë të re.

Dhe, ai thotë se ka një gjë të thjeshtë që duhet të keni parasysh nëse dëshironi ta bëni edhe ju gjithashtu.

“Çelësi për të filluar një biznes kur je i ri është të bësh gjëra që mund t’i bësh vetë – gjëra që mund t’i bësh me kohën tënde,” i tha Cuban së fundmi një grupi gjimnazistësh në shkollën e mesme Leëisville në Teksas.

Kjo do të thotë të filloni me atë që dini, vuri në dukje ai. “Nëse është një produkt, bëni diçka që është e lehtë për t’u marrë dhe e lehtë për t’u shitur,” tha Cuban, duke shtuar: “Në të vërtetë varet nga një gjë e thjeshtë. Bizneset më të mira janë gjërat që mund t’i kontrolloni dhe bëni vetë. Kjo është çfarë do të thotë të jesh sipërmarrës”.

Lexo edhe; Mark Cuban: Blerja e pronave të paluajtshme në metaverse është një ide që nuk bën sens

Cuban filloi shumë herët të mësonte të drejtonte biznesin e tij si një adoleshent që shiste qese plehrash derë më derë në një periferi të Pitsburgut. Më vonë, ai shiti një shumëllojshmëri koleksionesh, nga kartat e bejsbollit deri te monedhat dhe pullat, duke thënë se të ardhurat ndihmuan të paguante shkollimin e tij në kolegj.

Në secilin prej këtyre rasteve, Cuban përdorte sende shtëpiake dhe koleksione që ishin të arritshme për një fëmijë dhe i shiste ato për një fitim – duke ndjekur këshillat e tij për adoleshentët sot.

Në mënyrë të ngjashme, si student i kolegjit, ai punoi si banakier dhe jepte mësime kërcimi për të fituar para shtesë. Cuban më vonë tregoi aftësitë e tij në kërcim publikisht duke u shfaqur në “Dancing Ëith the Stars” në 2007, duke përfunduar i 8-ti në konkurs./ CNBC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0