Sipas Juan Luis Arsuaga, një paleoanthropolog i mirënjohur spanjoll, nëse kuptojmë se nga kemi ardhur, mund të vlerësojmë më mirë ekzistencën tonë. Sipas tij jeta nuk është ajo që ndodh nëse ti punon gjatë gjithë javës dhe të shtunave shkon për të bërë pazar.
Në një intervistë për “El País”, Arsuaga shpjegon filozofinë e tij për të jetuar më mirë të tashmen: të kërkojmë atë që është e bukur në jetë.
“Vlerësimi i bukurisë është një çështje edukimi dhe ndjeshmërie,” thotë ai. “Kërkoni bukurinë në jetë. Ka shumë bukuri rreth nesh. Duhet të ketë diçka më shumë këtu. Dhe kjo diçka quhet kulturë: muzika, poezia, natyra, bukuria. Kjo është ajo që ne duhet të vlerësojmë dhe që kemi nevojë të shijojmë, përndryshe kjo jetesë është e ndyrë”.
“Ne të gjithë duhet ta dimë pse jemi këtu,” shpjegon ai për “El País”, “Kjo pyetje, e cila është e brendshme për qeniet njerëzore, është më e rëndësishmja që ne mund t’i bëjmë vetes”, thotë paleoanthropologu i njohur spanjoll
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.