Jeta është një garë për të marrë gjithçka – por çfarë po merr vërtet? - Business Magazine Albania

Jeta është një garë për të marrë gjithçka – por çfarë po merr vërtet?

Jeta është një garë për të marrë gjithçka – por çfarë po merr vërtet?

Të gjithë vrapojnë për të marrë diçka. Disa duan sukses, të tjerë duan dashuri, disa kërkojnë lumturi, ndërsa të tjerët… vetëm përpiqen të mbijetojnë. Dhe kështu nis gjithçka:

Merr një mik. Merr arsim. Merr një diplomë. Merr një punë.
Të thanë se ky ishte çelësi i suksesit. Po a ke marrë diçka më shumë se lodhje e stres?

Merr një bankë. Merr një kredi. Merr një borxh.
Të kishin thënë se llogaria bankare është një shenjë pjekurie. Por të harruan të të thonë se do bëhesh skllav i kësteve mujore.

Merr një ndryshim në pamje. Një prerje flokësh, një manikyr, një korrigjim hunde.
Por a ke marrë ndonjëherë një pasqyrë për të parë veten përtej reflektimit sipërfaqësor?

Lexo edhe:OpenAI befason në Super Bowl: Një reklamë për AI… pa asnjë përdorim të AI!

Merr një partner. Një dasmë. Merr një faturë për të paguar.
Dhe nëse e gjitha dështon? Merr një avokat. Merr një divorc. Merr një faturë edhe më të madhe.

Merr një fëmijë. Merr gëzim. Merr net pa gjumë.
Më pas merr një edukatore, një dado, një terapist për stresin tënd, një psikolog për adoleshentin tënd, dhe një kredinë e radhës për universitetin e tij.

Merr një mësim. Një leksion për jetën.
Dhe nëse nuk e kupton dot, merr edhe një tjetër. Jeta nuk është vetëm çfarë merr, por edhe çfarë humbet duke marrë.

Merr një pushim. Merr një frymëmarrje.
Sepse në fund, nuk është garë. Nuk është listë gjërash për t’u marrë. Nuk është një betejë pa fund për të arritur diçka që ndoshta as nuk e do vërtet.

Pra, para se të marrësh gjithçka që të thonë se duhet të marrësh… merr veten në pyetje.

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0