Jeff Bezos thyen rekordin e pasurisë së tij, fitime të larta gjatë COVID-19

Jeff Bezos thyen rekordin e pasurisë së tij, fitime të larta gjatë COVID-19

Jeff Bezos

Jeff Bezos, CEO i Amazon është personi më i pasur në botë dhe pasuria e tij kaloi 200 miliardë dollarë sipas Forbes dhe Bloomberg. Sipas përllogaritjeve të Forbes, pasuria e Bezos ishte 204.6 miliardë dollarë ndërsa Bloomberg tha 202 miliardë dollarë, javën e kaluar.

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates i cili është njeriu i dytë më i pasur në botë ka një pasuri prej 116.1 miliardë dollarë, ose 88.5 miliardë dollarë më pak sesa Jeff Bezos.

Lexoni: Musk teston çipin që lidh trurin me makineritë

Pasuria që Gates arriti në 1999 prej 100 miliardë dollarësh sot do të kishte vlerën e 158 miliardë dollarëve. Pasuria e Bezos është e barabartë me 1% të GDP Amerikane e cila ishte 21.6 trilionë dollarë në tre mujorin e parë të 2020.

Amazon shënoi shitje masive gjatë pandemisë së Covid-19 ndërsa shumë njerëz u drejtuan drejt blerjeve online. Kompania tani vlerësohet me 1.7 trilionë dollarë. Pjesa më e madhe e pasurisë së Bezos vjen nga aksionet që ka në Amazon.

Jeff Bezos, Elon Musk, Bill Gates dhe një pjesë e të pasurve të Amerikës kanë pasur fitime të jashtëzakonshme gjatë pandemisë, pavarësisht shifrave në rritje të papunësisë.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0