Jeff Bezos, CEO i Amazon, tregon teknikën për të patur mbledhje efektive - Business Magazine Albania

Jeff Bezos, CEO i Amazon, tregon teknikën për të patur mbledhje efektive


Mbledhjet shpesh herë janë humbje kohe, të cilat nuk të çojnë askund.

Ka shumë arsye pse kjo ndodh, por shumë herë ajo vjen për shkak të mungesës së përgatitjes. Ju mund të dërgoni një axhendë më parë, ju mund të siguroni të gjitha burimet që ekipi juaj ka nevojë për një takim produktiv, por kjo nuk do të bëjë ndonjë të mirë nëse njerëzit nuk marrin kohë për të rishikuar dhe menduar për gjërat përpara.

Lexoni: Rregulli i “picës” që Jeff Bezos ndjek për mbledhje produktive

Tani ne e dimë sa e mrekullueshme është ideja që njerëzit tuaj të përgatiten mirë para çdo takimi, por le të bëhemi realistë: Shumë herë, kjo thjesht nuk do të ndodhë.

Dhe kjo është ajo që e bën taktikën e mëposhtme aq të dobishme.

Një taktikë nga Bezos: Filloni me heshtje

Mësova për këtë taktikë nga themeluesi dhe CEO i Amazon, Jeff Bezos, në një intervistë që ai kishte dhënë disa vjet më parë.

Më pëlqen ta quaj: fillimi i heshtur.

Si funksionon?

Në procesverbalin e hapjes së takimeve, përpara se të fillojë ndonjë diskutim, Bezos dhe ekipi i tij i drejtuesve të lartë lexojnë memorandume të shtypura në heshtje totale. Shkrimet kanë qenë të njohura për të arritur deri në gjashtë faqe dhe heshtja mund të zgjasë deri në 30 minuta. Gjatë kësaj kohe të pranishmit lexojnë me vëmendje dhe shkruajnë shënime në fletë.

Lexoni: Si i drejton Elon Musk mbledhjet e tij në mënyrë efiçente?

Por më e rëndësishmja, ata mendojnë.

“Për punonjësit e rinj, kjo është një përvojë e çuditshme,” thotë Bezos. “Ata thjesht nuk janë mësuar të ulen në heshtje në një dhomë dhe të bëjnë orën e studimit me një mori drejtuesish.”

Bezos thotë se ky ushtrim ka një qëllim të mrekullueshëm: Ai siguron vëmendje të pandarë nga ana e të gjithë të pranishmëve. Përveç kësaj, ndihmon në përgatitjen më të mirë të atyre që udhëheqin diskutimet – për shkak të aftësisë dhe mendimit të fokusuar që nevojitet për t’i bashkuar këto memorandume së bashku.

Nëse keni frikë se fillimi i një takimi me një periudhë të gjatë heshtjeje do të jetë kundërproduktive, unë mund t’ju siguroj se nuk është. Unë e kam përdorur këtë metodë në takimet e mia dhe në fakt kursen kohë.

Por më e mira nga të gjitha, fillimi i heshtur u jep njerëzve tuaj atë që ata kanë nevojë më së shumti për të bërë punën e tyre më mirë:

Kohën.

Shumica prej nesh e dinë se të menduarit e fokusuar dhe reflektimi i zgjatur mund të çojnë në zbulime të thella. Problemi është se thjesht nuk e marrin kohën për këtë ushtrim të vlefshëm.

Por ky investim i vogël për disa minuta mund të prodhojë dividente të mëdha – në formën e diskutimit më kuptimplotë dhe bashkëpunimit të frymëzuar. Ajo mund t’i transformojë takimet nga një e keqe e dhimbshme dhe e domosdoshme në një shkëmbim më të hapur, të kënaqshëm dhe produktiv – vendi ku lindin ide të mëdha apo të rafinuara.

Dëshironi ta ofroni këtë në ekipin apo organizatën tuaj?

Atëherë mendoni t’u jepni disa prej takimeve tuaja të ardhshme një nisje të heshtur.

Lexoni: Këshilla për integrimin e të gjithëve në diskutimet gjatë mbledhjeve të punës

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0