Nga kthimi në qiell me ngjyra të reja për të fluturuar për një linjë tjetër ajrore, tek riciklimi për pjesë, mundësitë për avionë që dalin jashtë përdorimit janë në dukje të pafundme.
Disa janë shndërruar në restorante, muze, kafene dhe madje edhe vende feste. Por ky avion privat i kthyer në vilë luksoze, i vendosur në një majë shkëmbi pranë plazhit Nyang-Nyang në ishullin indonezian të Balit, mund të jetë një nga transformimet më të bukura të avionëve deri më sot.
Dikur pjesë e flotës tashmë të zhdukur të Mandala Airlines, Boeing u ble nga zhvilluesi Felix Demin në vitin 2021 dhe u transportua në vendndodhjen e tij të largët.
Me dy dhoma gjumi dhe një pishinë, Vila Private Jet by Hanging Gardens, e cila ndodhet 150 metra mbi nivelin e detit, është e disponueshme për t’u marrë me qira nga prilli, me çmime për natën që fillojnë nga rreth 7,000 dollarë.CNN
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.