Jack Ma del në pension në moshën 55 vjeçare

Jack Ma del në pension në moshën 55 vjeçare


Ma, një nga sipërmarrësit më të pasur dhe më të njohur të Kinës, hoqi dorë nga posti në ditëlindjen e tij të 55-të. Ai do të qëndrojë si anëtar i Partneritetit Alibaba, një grup prej 36 anëtarësh.

Ma, një ish mësues i anglishtes, themeloi kompaninë Alibaba në vitin 1999 për t’i lidhur eksportuesit kinezë me shitësit amerikanë.

Tani kompania ka zhvendosur fokusin e saj për t’i shërbyer tregut të konsumatorit në Kinë dhe është zgjeruar në online banking, argëtim dhe informatikë në internet. Alibaba gjeneroi 16.7 miliardë dollarë të ardhura në tremujorin e fundit në qershor.

Tregtia kineze me pakicë përballet me pasiguri mes një lufte tarifore që ka rritur koston e importeve nga SHBA-të.

Lexoni: Jack Ma: Nuk di asgjë për teknologjinë, por ja cili është çelësi i suksesit tim

Sasia e përgjithshme e mallrave të shitura nëpër platformat e tregtisë elektronike të Alibaba-së u rrit me 25% vitin e kaluar në 853 miliardë dollarë. Për krahasim, kompania më e madhe e tregtisë elektronike në SHBA, Amazon.com Inc., raportoi shitjet totale prej 277 miliardë dollarë.

Alibaba u themelua në një kohë kur pak kinezë përdornin internetin. Ndërsa përdorimi i internetit u përhap, kompania u zgjerua në pakicë dhe shërbime të përqendruara tek konsumatorët. Pak kinezë përdornin kartat e kreditit, kështu që Alibaba krijoi sistemin e pagesave në internet Alipay.

Raporti Hurun, i cili ndjek pasurinë e Kinës, vlerëson pasurinë e Ma në 38 miliardë dollarë.

Në vitin 2015, Ma bleu South China Morning Post, gazeta më e madhe në gjuhën angleze në Hong Kong.

Pasardhës i Ma si kryetar është Daniel Zhang, një ish-kontabilist dhe veteran 12-vjeçar i Alibaba-së.

Biznesit i tregtisë elektronike tek Alibaba përfshin edhe platformën Alibaba.com, e cila i lidh blerësit e huaj me furnizuesit kinezë të mobilieve, mallra të teknologjisë etj.

Alibaba gjithashtu ka hapur edhe studion e vet të filmit.

Finance.yahoo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0