Steve Jobs dhe Bill Gates u lindën të dy në një vit. Të dy e lanë shkollën. Të dy e nisën kompaninë me miq të mirë: Gates themeloi Microsoft (NASDAQ:MSFT) me Paul Allen në prill 1975, ndërsa Jobs themeloi Apple (NASDAQ:APPL) me Steve Wozniak ekzaktësisht 1 vit më pas.
Dhe të dy u pasuruan shumë, ekstremisht.
Por gjërat fillojnë të ndryshojnë në momentin e vdekjes së papritur të Steve Jobs në 2011-ën, ku pasuria e tij neto 11 miliardë $ ishte një fraksion i 66 miliardëve neto të Bill Gates. Kjo mospërputhje mund t’ju duket e çuditshme duke qenë se kapitalizimi në treg i Apple në atë kohë ishte 132 miliardë $ më shumë se i Microsoft.
Por si shpjegohet kjo?
Nëse jeni familjar me historinë e Jobs, atëherë e dini përgjigjien: Ai i shiti të gjithë aksionet e tij në fillim përveç njërit në 1985-ën, vit në të cilin u përzu nga kompania nga CEO i atëhershëm John Sculley dhe bordi i tij.
Pjesa 11% aksionare e Jobs në atë kohë ishte e vlefshme rreth 130 miliardë $. Dhe sa për dijeni, kjo pjesë ishte më e vogël se pjesa 26% me të cilin ai u fut pas raundit të parë të mirëfilltë të mbledhjes së fondeve në 1977-ën.
Me çmimin e sotëm ato aksione do të ishin të vlefshme më shumë se 69 miliardë $ dhe 162 miliardë respektivisht. Me pak fjalë, sikur gjatë asaj kohe të mos i kishte shitur aksionet e tij, Jobs do të kishte qenë njeriu më i pasur në botë me kuptimin e plotë të fjalës, ndërsa pasuria aktuale neto e Gates është vlerësuar në 79 miliardë $.
Ky artikull nuk po tenton të jetë kritik.
Në rradhë të parë, Jobs nuk kishte arsye të ndihej optimist rreth Apple në 1985-ën, duke patur parasysh rrethanat e tij të largimit nga kompania, pa përmendur faktin që Apple mund të kishte marrë të tatëpjetën edhe pa kthimin përfundimtar të Jobs.
Përveç kësaj, çdo arsye tjetër të bën ta besosh atë, sikur Jobs të mos ishte larguar kur iku atëherë, ne nuk do të kishim Pixar, të cilën e bleu nga Lucasfilm në 1986-ën për 10 milionë $. Ai e rigjallëroi atë me para dhe teknologji, dhe më pas ia shiti Disney-t në 2004-ën për 7.4 miliardë $.
Ajo që shpjegohet këtu është fuqia që kanë blerjet dhe mbajtja e investimeve.
Investitorë të panumërt janë bërë virtualisht milionerë brenda natës duke u përfshirë në valën e teknologjisë që u udhëhoq nga shembujt e Gates dhe Jobs. Në këtë proces, jetët e këtyre investitorëve kanë ndryshuar rrënjësisht. Objektivi i tyre nuk është më shumimi i parave; sfida e tyre tani është shpenzimi i tyre në një stil jetese që dikur nuk mund të imagjonohej.
Çelësi i suksesit të këtyre investitorëve nuk është aftësia për të njohur trendet premtuese; të gjithë mund ta bëjmë. Çelësi qëndron në fakt te kurajo dhe bindja për t’i kanalizuar paratë ku mund të takohen në mënyrë të pashmangshme ide transformuese.
/Shkruar nga John Maxfield, Publikuar në The Motley Fool.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.