Steve Jobs, Zuckerberg, Gates bëhen personazhe "Lego"

Steve Jobs, Zuckerberg, Gates bëhen personazhe “Lego”

Historia e “High-Tech” transformohet në kukulla “Lego“. Kështu për Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak, bashkëthemeluesit e ”Apple”, Tim Cook, CEO aktual, Phil Schiller, zëvendës presidenti për marketingun e produkteve i Cupertinos dhe dizenjatori Jony Ive bëhen kukulla.

Por listës i shtohen edhe personazhe të famshëm si themeluesi i Microsoft, Bill Gates, i cili sapo ka festuar 60-vjetorin e tij, Mark Zuckerberg i Facebook, Konrad Zuse, i cili shpiku kompjuterin e parë para 70 viteve. Nuk mungon as Edward Snowden, i cili shkaktoi shpërthimin e madh të të dhënave nga Datagate.

Operacioni është meritë e FamousBrick, shoqëri e specializuar në prodhimin e versioneve “Lego” të personazheve të famshëm. Në këtë rast i ka pajisur kukullat edhe me objektet e tyre të preferuar që deri diku i simbolizojnë para audiencave: për shembull, një Mac Pro dhe një iPhone 5C gjenden në mënyrë respektive në duart e Schiller dhe Cook-ut.