Ja disa nga rregullat e sportistëve në Lojrat Olimpike në Paris - Business Magazine Albania

Ja disa nga rregullat e sportistëve në Lojrat Olimpike në Paris

Me afrimin e shpejtë të Lojërave Olimpike të Parisit, temperaturat e verës do të vazhdojnë vetëm të jenë të larta, duke shkaktuar këshu sfida për sportistët.

Temperaturat pritet të rriten përsëri përgjatë kësaj vere, dhe megjithëse është shumë herët për një parashikim të saktë për korrikun, agjencia kombëtare e motit Meteo-France ka bërë të ditur se ka shumë të ngjarë që moti të jetë më i nxehtë se normalja.

Gjithashtu, nuk do të ketë ajër të kondicionuar në dhomat e atletëve në Paris 2024, i cili është zotuar që këtë vit Lojrat Olimpike në Francë do të jenë ekologjike që do të thotë se atletët olimpikë do të duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje temperaturave të trupit të tyre ndërsa stërviten, rikuperohen dhe garojnë.

“Mund të jetë shumë nxehtë në Paris, siç ishte në Tokio gjatë Olimpiadës së fundit. Dhe kjo rritje në temperaturën e mjedisit ka shumë efekte në performancën e sportistëve.”

Universiteti Stanford, në Zonën e Gjirit të Kalifornisë, është i njohur për atletët olimpikë me të paktën një medalist në çdo Olimpiadë që nga viti 1912, dhe atletët që kanë fituar 26 medalje në Tokio dhe 27 në Rio.

Shkolla ku atletët kanë ndjekur leksione si dhe janë trajnuar u ka dhënë studiuesve si Heller një mundësi për të studiuar rregullimin e temperaturës së trupit të atletëve dhe afërsia me Silicon Valley ka lejuar që teknologjia të hyjë në fushën e lojës.

Heller shpiku së bashku CoolMitt, një pajisje e veshur si dorashka në dorë që ndihmon në nxjerrjen e nxehtësisë ndërsa ftohet gjaku i cili qarkullon përsëri në zemër dhe në muskujt e atletit. Është projektuar për t’u përdorur gjatë pushimeve në lojëra, midis përsëritjeve të ushtrimeve në palestër, ose çdo pushimi të shkurtër në stërvitje ose garë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0