Ja cili është gabimi që bëni kur blini online - Business Magazine Albania

Ja cili është gabimi që bëni kur blini online


Njerëzit kur dëshirojnë të blejnë diçka online më tepër përcaktohen në bazë të komenteve të blerësve të tjerë, që kanë blerë produktin para tyre, se sa në bazë të rate-it.

Lexoni: Si të bëni blerjet e duhura online

Kërkimet e reja tregojnë se një përcaktim i tillë për blerje online është i gabuar, pasi sasia e komenteve mbi objektin nuk përputhet me kualitetin e tij. Quartz raporton se një studim i bërë për blerjet në Amazon tregon se produktet online me më shumë vlerësime ishin më të popullarizuara pavarësisht faktit se ato kishte rate të ulët.

Kemi zbuluar se njerëzit janë bazuar për të zgjedhur blerjen e produkteve në bazë të vlerësimeve dhe kjo i ka çuar ata për të marrë vendimet shumë të gabuara,” ka thënë Derek Powell nga Stanford. Pas studimit të 15.6 milionë vlerësimeve të më shumë se 350,000 produkteve në Amazon, Powell dhe ekipi i tij krijuan një model të statistikave për mënyrën se si blejnë njerëzit.

Duket se njerëzit lexojnë përmbajtjen e vlerësimeve online para se të marrin vendim për të blerë. Nëse një produkt ka një numër të lartë të vlerësimeve të blerësve, kjo nuk do të thotë se ai është kualitativ, prandaj sugjerohet që të shikohet rate-i ku blerësit vlerësojnë produktin pasi ta kenë blerë.

Lexoni: Si mund të rrisin normat e blerjes shitësit online?

burimi: RTV-21

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0