Si mund të rrisin normat e blerjes shitësit online? - Business Magazine Albania

Si mund të rrisin normat e blerjes shitësit online?


Në një botë perfekte, në çdo eksperiencë psonisje online, klienti yt do të gjente çfarë të dëshironte, do të procedonte me pagesën dhe do të bëhej përgjithmonë klieni besnik i markës suaj dhe do të kthehej sërish për blerje të tjera.

Kjo do të ishte perfektja, por shpeshherë dalin barriera të cilat e ndërlikojnë procesin e pagesës, duke parandaluar kthimet e vizitave në faqe për blerje që do të vinte në dyshim besnikërinë afatgjatë të konsumatorit. Kështu pra, ka rëndësi që të bëni çfarëdolloj gjëje që mundeni për të siguruar një eksperiencë psonisje pa defekte dhe një proces pagesash të thjeshtë për çdo konsumator.

Lajmi i mirë është se mund të gjenden mënyra për t’u arritur kjo. Këtu janë 10 mënyra se si rishitësit mund të rrisin normën e konsumatorëve që blejnë dhe pranimin e pagesave, duke rritur në këtë mënyrë normën e mbajtjes konsumatore dhe besnikërinë ndaj markës.

1. Lehtësoni procesin e pagesave

Braktisja e karrocës së psonisjes është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen shitësit online. Luftojeni këtë problem duke krijuar një proces pagesash me më pak kërkesa. Për të siguruar rrjedhshmërinë e procesit të pagesave dhe për të siguruar më shumë klientë që vizitojnë faqen dhe blejnë, kërkojuni konsumatorëve të plotësojnë sa më pak fusha që të jetë e mundur për të kompletuar blerjen.

2. Siguroni një proces pagesash nga një palë e tretë

Për të shmangur situatat që do të reflektohen keq në brandin tuaj dhe do të rrisnin kostot, përdorni një mënyrë pagese që ofron fusha të pagesës nga një palë e tretë. Kjo do të thotë që fushat e pagesës mundësohen nga një platformë pagesash, dhe me çafrëdolloj të dhënash që plotësohen këto fusha, ato janë të ruajtura në mënyrë të sigurtë në serverat e industrisë së platformës së kartës së pagesës.

Kjo minimizon përgjegjësinë tuaj në sigurimin e pagesës dhe të funksionalitetit të procesit të pagesës pa i vënë në siklet konsumatorë tuaj ose pa i dëmtuar eksperiencën me markën.

3. Njihni konsumatorët që kthehen

Siguroni një eksperiencë të procesit të pagesave të “padukshme” për kthimin e konsumatorëve me anë të një teknologjie që perdoret nga Apple Pay dhe platforma të tjera lider të pagesave e cila quhet “token”. “Token” është një numër 16-shifror i krijuar për të përfaqësuar një kartë krediti, e cila është përdorur ose ruajtur më parë për qëllime të pagesave. Kur një klient që kthehet arrin deri te procesi i pagesës, kjo teknologji e përdor “token” që i shoqërohet këtij konsumatori të caktuar për të “thirrur” të dhënat e pagesave të ruajtura në serverat e sigurtë.

4. Mundësoni transparencë në plotësimin e fushave të pagesës dhe informacionin e shpërndarjes

Konsumatorët duan të sigurohen se produktet do të vijnë të paprekura dhe në kohë. Një logjistikë e duhur përtej kufijve të një shteti duhet të minimizojë pengesat që lidhen me shpërndarjen ndërkombëtare të dërgesave, gjurmimin e tyre, transparencën e inventarëve dhe kthimet ndërkombëtare.

Konsumatorët duhet të jenë të aftë të shikojnë informacionet e përditësuara rreth stokut të shitur dhe atij të mbetur në kohë reale. Ata duhet të dinë në radhë të parë kohën që do t’i duhet dërgesave të tyre për të mbërritur, gjithashtu si të bëjnë kthim të mallit nëse është e nevojshme.

5. Konvertimi i vazhdueshëm i monedhave dhe llogaritje e taksave

Çdo shtet ka legjislacione të ndryshme mbi taksat, i cili duhe t’i shpjegohet qartësisht konsumatorëve në faqen e pagesave dhe t’i raportohet në mënyrën e duhur autoriteteve fiskale.

6. Pranimi i metodave të shumëfishta të pagesave të preferuara

Rrisni normën e blerësve tuaj jashtë kufijve të vendit duke u mundësuar konsumatorëve përdorimin e metodave të preferuara rajonale të pagesave. Kjo do t’i bëjë konsumatorët ndërkomëtarë të ndihen më rehat kur paguajnë në website-in tuaj. PayPal është një fillim i mirë, përderisa është i përdorur në transaksione midis shteteve nga rishitësit në 57 vende të botës. Gjithsesi një biznes i vërtetë ndërkombëtar duhet të mbështetet mbi një numër metodash të pagesave rajonale që do të përdoren mbi baza ditore nga miliona konsumatorë potencialë.

7. Identifikoni mashtrimet për të parandaluar kthimet e shumave

Implementoni në mënyrë proaktive protokolle për vlerësimin e risqeve dhe identifikimin e mashtrimeve në website-in tuaj të e-commerce për të parandaluar kthimin e parave dhe mashtrimet. Implementoni teknologji të tilla që kur konsumatorët përballen me shuma të kartave të kreditit që ata nuk i njohin, ju të mos mbani përgjegjësi për rimbursimin në raste të mashtrimeve legjitime që detektori i mashtrimeve nuk ka mundur dot të identifikojë.

8. Siguroni pranimin e transaksionit me të dhëna në kohë reale

Sot shumë teknologji të bazuara mbi të dhënat janë të disponueshme për monitorimin e vazhdueshëm dhe mbledhjen e informacioneve të transaksioneve ndërsa pagesat procesohen. Me këtë inteligjencë, shitësit mund të vlerësojnë efiçiencën e opsioneve të tyre të pagesës nga aspekti i normave të refuzimit, midis kritereve të tjera.

Duke kuptuar se përse transaksionet po refuzohen, ju mund të bëni ndryshime në drejtim të përmirësimit.

10. Analizoni sjelljen e konsumatorëve për të parashikuar preferencat e tyre në të ardhmen

Ju mund të integroni një teknologji të pagesave që analizon të dhënat e pagesave dhe ju jep ju informacione mbi inefiçiencat në protokollet e procesimit, gjithashtu ju kuptoni më mirë sjelljen e konsumatorëve tuaj në website-in tuaj. Këto të dhëna mund t’ju tregojnë pengesat në pagesa, të cilat mund të përdoren në të ardhmen për të trajtuar preferencat e konsumatorëve.

 

/Shkruar nga Oren Levy, Publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0