Në BusinesMag.al dhe në BusinessMag Kosovo gjeni një përgjigje për këtë. Po, ka. Në këtë artikull do të lexoni për të rinj që kanë shkruar libra online, libra për Universitetin e Oksfordit, një djalë që publikon tre librat e tij në Amazon, apo disa të rinj nga Kosova që shkruajnë një libër karriere.
Edhe pse ishte vetëm një adoleshente, kur ka publikuar librin e saj të parë, Hiljana Biba ka arritur të ketë sukses dhe një shikueshmëri të madhe në internet. “Më quajnë Xhulia” është romani që e ka futur atë në botën letrare. Sot libri i saj është mjaft i suksesshëm. Hiljana është studente në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. E apasionuar pas pikturës dhe letërsisë, pak vite më parë filloi të shkruajë dhe ka arritur të publikojë librin e saj të parë në faqen e internetit: Booksie. Mund të tingëllojë çuditshëm, por gjithçka ka nisur nga një ëndërr, ku i është shfaqur personazhi kryesor Xhulia. Duke ndërthurur së bashku mjekësinë dhe të shkruarit, në planet e saj të ardhshme, ajo dëshiron të merret me studime shkencore dhe t’i hedhë ato në një libër.
Hiljana Biba, shembull për bashkëmoshatarët e saj
Dario Hani është 20 vjeçari nga Shqipëria, i cili ka publikuar 3 libra në Amazon. Ai momentalisht po studion për Ekonomi në Universitetin Ca Foscari në Venecia, Itali. Gjithashtu, Dario është bashkë-krijues dhe drejtues aktiv i Kapitalit Intelektual Studentor Shqiptar “KISS the future” i Fondacionit “Innovation Value Albania” (IVA) Startup Nation Ecosystem. Librat e publikuar në Amazon nga ai janë “So Simple”, “No One’s Property” dhe “The Want”. Librat janë elektronikë dhe mund të lexohen nga çdo pajisje e lidhur me internetin. Dario është kujdesur për publikimin dhe të drejtat e autorit. Librat janë falas për të abonuarit Kindle dhe kushtojnë vetëm 3 dollarë për gjithë të tjerët. Shitjet i kanë kaluar në total 800 dhe janë në vazhdim edhe ndër vite.
Dario Hani, djaloshi 20 vjeçar nga Shqipëria, publikon 3 libra në Amazon
Të rinjtë shqiptarë janë duke arritur suksese të mëdha në botë, jo vetëm në fushën e muzikës dhe sportit por edhe në atë akademike. Njëra nga këto është 27 vjeçarja nga Shkupi, Vigjilenca Abazi. Ajo është anëtare e “Emile Noel” në Fakultetin Juridik në New York dhe asistente në Universitetitin e Mastrihtit. Ka mbaruar studimet e doktoraturës në Universitetin e Amsterdamit dhe ka qenë një bursiste e Fulbright në Fakultetin Juridik të Kolumbias. Abazi ka qenë e ftuar të ligjërojë në Universitetin e Oksfordit, Harvard Law School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dabi). Ajo gjithashtu është ftuar të prezantojë hulumtimet e saj në Parlamentin Europian dhe atë Holandez.
Vetëm 27 vjeç, shqiptarja boton libër për ‘Universitetin e Oxford’-it
Libri “Orientim në Karrierë”, synon t’i vetëdijësojë studentët e të rinjtë, por edhe profesorët e institucionet publike, për rëndësinë e orientimit në karrierë. Ky libër është i shkurtër, praktik dhe i lehtë për t’u përvetësuar. Rekomandohet ta lexoni, veçanërisht ju studentë të cilët jeni duke bërë plane për karrierën tuaj.
Të rinjtë e Kosovës tashmë kanë një libër për orientimin në karrierë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto