Ja cila kompani ajrore është vlerësuar si më e mira në Europë - Business Magazine Albania

Ja cila kompani ajrore është vlerësuar si më e mira në Europë


“Lufthansa” është përzgjedhur si “linja më e mirë ajrore në Europë” në hulumtimin e Institutit për hulumtimin e tregut “Skytrax”, e specializuar në aviacion. Janë përfshirë në anketë rreth 18 milionë pasagjerë, nga 160 vende.

Udhëtarët nga e gjithë bota kanë mbështetur transportuesin gjerman, duke vlerësuar shërbimet e ofruara nga “Lufthansa”.

“Vlerësimi nga “Skytrax” është dëshmi se pasagjerët e “Lufthansa”-s e respektojnë cilësinë tonë. Kombinimi i shërbimit të klasit të parë dhe kapacitetet e shkëlqyera kanë impresionuar pasagjerët në mbarë botën që të bëhemi numër një në Europë. Shërbimet tona nuk kanë qenë kurrë më të mira”, tha Carsten, kryetar i Bordit Ekzekutiv dhe CEO i “Deutsche Lufthansa AG”.

Pas marrjes së çmimit, ai tha se kjo ndodh në sajë të angazhimit të veçantë të stafit të “Lufthansa”-s, të cilët me punën e tyre të shkëlqyer kanë bërë të mundshëm këtë sukses.

Lexoni: Lufthansa mbështet risitë dhe lejon shitjen e biletave të avionit nëpërmjet kanaleve dixhitale të palëve të treta

“Lufthansa” ka fituar edhe si “linja ajrore më e mirë në Europën Perëndimore” dhe çmimin për “ushqimin më të mirë në klasin e parë”, albinfo.ch.

Të nominuar për çmimin në kategorinë “linjë ajrore më e mirë në Europën Perëndimore” ishin “Lufthansa”, “Swiss” dhe “Austrian Airlines”. Kjo e fundit fitoi çmimin si “linja ajrore me stafin më të mirë në Europë”.

Sondazhi i “Skytrax” ka vlerësuar shërbimet në bord dhe shërbimet në aeroporte. “Skytrax” realizon sondazhe të këtilla që nga 1999-a.

burimi: Insajderi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #31 - Prill 2023
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0