Ja çfarë Richard Branson dhe Warren Buffett zbulojnë rreth markës personale - Business Magazine Albania

Ja çfarë Richard Branson dhe Warren Buffett zbulojnë rreth markës personale

markës personale
~5 minuta lexim

Nëse mendoni për Warren Buffett, cilat janë gjërat e para që ju vijnë ndërmend? Miliarder i bërë vetë? Një njeri fjalëpak, por ato që ai bën e kanë çuar në miliarder. Dikush që vesh kostume të shtrenjta që disi duken të lira. Një personalitet që ende jeton në të njëjtën shtëpi që bleu në 1958 për 31 500 dollarë.

“Orakëlli i Omaha” ka krijuar markën e tij personale si dikush që është me këmbë në tokë, i afrueshëm, konservator, i besueshëm, i qëndrueshëm dhe madje edhe riskues. Ai është “amerikani i zakonshëm” që mori disa vendime të zgjuara për investime në fillim të karrierës së tij: që “kushdo mund ta bëjë”. Ky është pozicionimi perfekt i markës personale për dikë që ka bërë një pjesë të madhe të pasurisë së tij duke bindur njerëzit e përditshëm të mbështesin investimet e tij.

Lexo: 4 zgjedhje në jetë i ndajnë ata që veprojnë nga ata që ëndërrojnë

Tani le të përqëndrohemi pak tek Richard Branson dhe të flasim për markën e tij personale. Nuk ndjek asnjëherë tufën, thënia e tij më e famshme është “Në djall le të vejë, ta bëjmë këtë”. Ai zotëron ishullin e tij privat, ka eksploruar hapësirën dhe madje ka shëtitur botën me një balonë. Marka personale e Richard dhe markat e të gjitha bizneseve që ai ka themeluar janë përqëndruar rreth një modeli tradicional të të bërit gjithçka, duke e hedhur atë pas krahëve dhe duke e zëvendësuar atë me diçka më efikase dhe jashtëzakonisht argëtuese.

Këta dy burra ilustrojnë strategjinë gjeniale të ndërtimit të një marke korporate nga personaliteti të themeluesit. Fatkeqësisht, shumica e kompanive, nga Fortune 100 deri tek startup-et, e kalojnë këtë hap jetësor dhe pastaj pyesin veten pse askush nuk e mban mend markën e tyre.

Në thelb, një markë e shkëlqyer është një personalitet për një biznes. Kur kjo strategji nuk është e përshtatshme, gjëja e rëndësishme është të ndërtojmë një markë që është e mbushur me personalitet. Ishte Aristoteli ai që në mënyrë të përsëritur thoshte ne jemi ajo që bëjmë, që do të thotë që çdo veprim që bëjmë, çdo ndërveprim që kemi, çdo pjesë e marketingut që ne aprovojmë thotë diçka për ne, markën tonë personale dhe markën e bizneseve që ne drejtojmë.

Vendndodhja fizike e zyrës suaj, në një ndërtesë të mrekullueshme shumëkatëshe në pjesën më të kërkuar të qytetit, ose e vendosur në një qendër biznesi të izoluar, flet shumë se kush janë klientët tuaj, dhe kush dëshironi të jenë. Nga makina që ngasim tek mënyra se si asistenti ynë përgjigjet në telefon, të gjitha flasin me zë të lartë për atë që jemi.

Ndërtimi i markës ka të bëjë me vendimin strategjik për atë që ju dhe kompania juaj dëshironi të njiheni dhe më pas ekzekutimin e këtij vendimi për të krijuar qëndrueshmëri dhe besim. Për shembull shikoni Elon Musk.

Pra cilat janë disa nga mënyrat më të mira për të ndërtuar markën tuaj personale si CEO?

Si gjithmonë, filloni me strategjinë duke kuptuar arsyen pse dëshironi të njiheni. Është një pyetje e thjeshtë me një milion mundësi të ndryshme.

Lexoni: Këshilla e Warren Buffet në 1999-n se si bëhen 30 miliardë dollarë, vlen edhe sot

Më pas pyesni: Për çfarë dua të njihet biznesi (et) e mia? Kujt po i shërbejmë? Po aq e rëndësishme, kujt nuk po i shërbejmë?

Aty ku ndahen këto dy përgjigje është vendi ku fillon udhëtimi juaj personal për ndërtimin e markës tuaj.

Pavarësisht nëse jeni CEO i një Fortune 100 apo një startup i ri, ndërtimi i markës suaj personale është njësoj si arsimi juaj universitar, një investim në veten tuaj që e merrni me vete kudo që të shkoni. Nëse jeni një sipërmarrës, marka juaj personale është marka që ankoron markat e bizneseve tuaja të tjera. Nëse jeni CEO, marka juaj personale është ajo të cilën media shikon, punonjësit tuaj ju njohin dhe Bordi i Drejtorëve e di se mund të mbështeten.

Gjëja më e keqe që mund të bëni është të pretendoni se nuk keni një markë personale. Të gjithë e kemi një. Tani pyetja është: A do të lejoni që marka juaj personale të ndodhë rastësisht? Apo do ta merrni “demin nga brirët”, si Warren Buffett dhe Richard Branson?

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Inovacioni nuk është produkt i logjikës së qartë por i imagjinatës së lirë.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0
NEW

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica

Baboon Delivery - Shiko tani live

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica (Baboon Delivery)