IuteCredit blen kompaninë FINAL - Business Magazine Albania

IuteCredit blen kompaninë FINAL


Balfin është një grup që po zgjerohet vazhdimisht duke investuar dhe blerë kompani. Por ai edhe po shet kompani të tij. Final është kompania që Balfin i ka shitur shoqërisë financiare IUTECREDIT ALBANIA sh.a.

Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar transferimin e plotë të kuotave të FINAL te Iutecredit. Sipas Autoritetit të Konkurencës, shitja e aksioneve është njoftuar në muajin prill tek Autoriteti, me argumentin se IUTECREDIT po diversifikon portofolin në kreditë konsumatore e qiranë financiare.

Autoriteti ka vlerësuar se nuk do të ketë një shtrembërim të konkurencës me bashkimin e dy kompanive, pasi të dyja së bashku kanë një peshë të vogël në treg.

Në raport thuhet se, “Tregu gjatë vitit 2017 paraqitet i hapur (liçencimi për kredi dhe mikrokredi) dhe kjo evidentohet nga hyrja e tre konkurrentëve të rinj në treg. Shoqëria IuteCredit Albania paraqitet me një pjesë tregu të vogël ndërkohë që shoqëria Final SHA ka një fuqi në treg të limituar. Pas realizimit të përqendrimit fuqia ekonomike e IuteCredit Albania SHA ngelet pothuajse në të njëjtat nivele si para realizimit të transaksionit” vlerëson Konkurrenca. Këto të dhëna si dhe vlerësimi se nuk kemi mbivendosje horizontale të kompanisë kanë bërë që Autoriteti i Konkurrencës të miratojë vendimin.

Sipas të dhënave zyrtare, ka 22 shoqëri financiare jo banka që operojnë në tregun e kredisë, mikrokredisë, qirasë financiare dhe faktoringut të ofruara nga Subjektet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0