Italia shfuqizon tarifën fikse dhe taksën rrugore për transportuesit shqiptarë - Business Magazine Albania

Italia shfuqizon tarifën fikse dhe taksën rrugore për transportuesit shqiptarë


Italia ka shfuqizuar tarifën fikse dhe taksën rrugore për të gjithë transportuesit shqiptarë. Lajmin fillimisht e dha kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Përmes këtij vendimi të marrë nga deputetët italianë në Parlament, i jepet zgjidhje një problemi të vjetër, të mbartur vit pas viti për shkëmbimet midis dy vendeve.

Për shfuqizimin e tarifës fikse dhe taksës rrugore, kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, falënderuan kryeministrin italian Matteo Renzi.

“Lajm i mirë. Parlamenti italian heq detyrimin e transportuesve shqiptarë për‪ #‎DirittoFisso & taksën e qarkullimit”, shkruan Rama.

“Pas shumë vjet përpjekjesh dhe negociatash dypalëshe, sot Parlamenti i Italisë ka miratuar shfuqizimin e tarifës fikse dhe taksës rrugore për transportuesit shqiptarë.

Më në fund i jepet zgjidhje një problemi të vjetër, i mbartur vit pas viti si një pengesë shumë e madhe për shkëmbimet midis dy vendeve tona.

Heqja e “Diritto Fisso” dhe e taksës rrugore u bë e mundur falë përpjekjeve dhe këmbënguljes sonë, si dhe vullnetit të mirë të qeverisë Renzi për t’i lehtësuar kësisoj punën transportuesve në funksion të rritjes së shkëmbimeve tregtare të dy vendeve tona”, shprehet më tej Bushati.

 

/Shekulli Online

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0