Autoritetet italiane po provojnë një test të ri super të shpejtë për Covid-19, i cili është në gjendje që në vetëm 3 minuta të përcaktojë nëse një person është infektuar ose jo. Testi i ri, i quajtur “Daily Tampon”, po provohet nga Ministria Italiane e Shëndetësisë dhe pritet të miratohet së shpejti, raportuan mediat italiane të mërkurën.
LEXO: Covid Symptom Tracker: Aplikacioni më i shkarkuar që gjurmon simptomat e Covid-19
“Daily Tampon” u krijua nga një kompani me bazë në Lombardi e quajtur Allum në bashkëpunim me Universitetin e Sannios.”Daily Tampon” funksion tamam si një test shtatzënie. Fillimisht merren kampionë të pështymës dhe vendosen në tampon, falë përdorimit të tre reagjentëve mundësohet dhe rezultati. Nëse jeni pozitivë shfaqen dy vija, dhe për negativ vetëm një vijë.

Italia nuk është i vetmi vend që aktualisht punon për prodhimin e kompleteve të testimit të shpejtë. Autoritetet franceze filluan të mërkurën një lloj të ri testi që u mundëson njerëzve të marrin rezultatet e tyre në një kohë më të shpejtë. Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran tha se testet e reja, të quajtura antigénique rapide në frëngjisht, do të japin rezultatet në 15 deri në 20 minuta, megjithëse e keqja është se ato janë më pak të besueshme se testet PCR.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto