Investime strategjike në Shqipëri?! Shtyhet afati edhe një vit

Investime strategjike në Shqipëri?! Shtyhet afati edhe një vit


Sipërmarrjet që duan të realizojnë investime strategjike në Shqipëri (pra investime me vlera të mëdha përkundrejt lehtësive fiskale) mund të paraqesin projektet e tyre edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Qeveria Shqiptare ka vendosur të shtyjë me një vit afatin e aplikimit për investime strategjike.

Projektligji i prezantuar në Kuvend, parashikon të zgjatet afati për paraqitjen e kërkesës nga subjektet investuese të interesuara për t’u përfshirë në procedurat e përfitimit të statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”.

Afati do të mbyllej në fund të këtij viti dhe shtyhet deri në 31 dhjetor 2019.

Shoqatat e investitorëve thonë se  shtyrja e afatit vjen nga kërkesa e ulët deri më tani nga investitorët.

Ndërkohë, Ministria e Financave, në spjegimet e saj për ligjin, verën se kjo po bëhet edhe për të siguruar një trajtim të barabartë të investitorëve të huaj dhe atyre vendas.

Lexo: Miratohet leja e ndërtimit për investimin strategjik në bujqësi, “Doni Fruits” Shqipëri

Sipas ministrisë së Financave, ndryshimet e parashikuara në ligjin “Për investimet”, janë të domosdoshme, pasi ligjet në fuqi u japin mbrojtje shtesë investimeve të huaja, por jo atyre vendase, ndërkohë që një korpus i ri ligjor më vete ishte krijuar për investimet strategjike. “Në këto kushte u mendua të hartohet një ligj i unifikuar i investimeve, që mbron njësoj si investimet vendase, edhe ato të huaja. Po me këtë ligj do të rregullohen edhe investimet strategjike.

Sektorët ku parashikohen investime strategjike janë: bujqësi, turizëm, zona teknologjike dhe ekonomike dhe transport, infrastrukturë, komunikim e mbetje urbane.

Për të fituat statusin e investitorit strategjik, nevojiten projekte me vlerë investimi 5-50 milionë euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0