Intervistë për punë, apo një test me filxhanin e kafesë?! - Business Magazine Albania

Intervistë për punë, apo një test me filxhanin e kafesë?!

Shkruar nga Erblina Idrizi, kontributore

Udhëheqësi i një kompanie teknologjie tha se,  ata që dështojnë në test, do të futen në listën e zezë për çdo pozicion të ardhshëm”.

Drejtuesi i një kompanie teknologjie ka zbuluar arsyen përse përdor një intervistë jokonvencionale për kandidatët për punë. Përmes “Filxhanit të kafesë” vendos se kë të punësojë.

Intervistat janë situata me presion të lartë, por testi nuk ka të bëjë fare me mënyrën se si përgjigjet kandidati. Drejtuesi i kompanisë, mbështetet në një veprim në fund të intervistës.

Trent Innes, CEO i kompanisë softuerike “Compono”, tha se, kushdo që dështon në test do të futet në listën e zezë, për çdo pozicion të ardhshëm.

Artikulli u publikua në faqen 65 të numrit 31 të revistës Business Magazine AlbaniaJu mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 31 të saj.

Trent, i cili më parë ishte drejtor menaxhues i kompanisë së teknologjisë Xero Australia, theksoi në podcastin e biznesit “The Venture”, se: “Unë gjithmonë e çoj kandidatin për shëtitje në një nga kuzhinat tona dhe në një farë mënyre përfundon duke u larguar me një kafe. Pastaj vazhdojmë intervistën. Një nga gjërat që pres gjithmonë në fund të intervistës është: a dëshiron personi që bëmë intervistën ta kthejë filxhanin bosh në kuzhinë?”

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0