Intervistë me Armira Lazaj, organizatoren e “The steps for creating a successful business ” - Business Magazine Albania

Intervistë me Armira Lazaj, organizatoren e “The steps for creating a successful business ”

~9 minuta lexim


Në datat 18-19 Nëntor 2016 në kuadër të javës globale të sipërmarrjes, “Globe Tik & Language Education” organizoi edicionin e parë të “The steps for creating a successful business”, në Tiranë. Pjesë e këtij formati ishin shumë të rinj, të cilët ndanë idetë e tyre inovative të biznesit dhe aspirojnë të jenë sipërmarrës të bizneseve të suksesshme. Për më tepër se çfarë ndodhi në këtë event lexoni intervistën e mëposhtme nga Business Magazine me një nga organizatorët e tij Armira Lazaj.

BM- Përshëndetje! Mund të na bëni një prezantim të vetes tuaj për ata që nuk iu njohin.

A: Përshëndetje! Si fillim më lejoni t’ju falenderoj për intervistën dhe mundësinë promovuese të ideve Startup. Profili im professional përfshin edukimin e të rinjve, pasi jam pedagoge në disa Universitete Publike dhe jo publike në vend, si dhe Trajnere e pavarur dhe menaxhere projektesh në fushën e ekonomisë me tematika: Marketing, Sipërrmarje dhe Inovacion, Manaxhim, Lidership, Komunikim dhe Aftësi Negociuese.

15095683_1258392030894222_2797106614585706784_n

BM: Si lindi ideja e këtij eventi dhe cili ishte qëllimi i tij?

A: Fakti që jam në kontakt të vazhdueshëm me të rinjtë më bëri të mendoja që t’u ofronim një mundësi ndryshe, kjo pasi rinia jonë posedon vizion dhe kreativitet mbreslënës. E diskutuam si opsion me znj Helga Sallaku administratoren e qendrës së formimit profesional “Globe Tik & Language Education”, pasi personalisht jam bërë pjesë e formateve të tilla edhe jashtë vendit dhe menduam si më të përshtatshme realizimin e këtij aktiviteti pikërisht në Nëntor, muajin global të sipërmarrjes.

Ky aktivitet pati si qëllim të vetin, përfshirjen e të rinjve, nëpërmjet prezantimit të ideve inovative të biznesit, në një event dy ditor trajnimi dhe konkurimi. Programi u përbë nga prezantime dinamike, ritëm të shpejtë, larmi tematikash dhe panel jurie vleresimi nga fusha akademike dhe e sipërmarrjes. Një panel profesionistësh të sukseshëm, të cilët i mentoruan vazhdimisht gjatë eventit!
Një event si “The steps for creating a successful business”, ofroi profesionalizëm, emocione, konkurencë dhe surpriza për tre idetë më të mira!

BM: A jeni të kënaqur nga pjesëmarrja, a pati interes?

A: Interesimi për të marrë pjesë në këtë aktivitet i tejkaloi pritshmëritë tona realisht! Më datë 31 tetor është zhvilluar në Tirana Business University, sesioni informues për trajnimin prej meje. Këtu më lejoni të bëj një falenderim dhe mirënjohje të veçantë për TBU, pasi na ofroi gjithë lehtësitë e nevojshme për realizimin e trajnimit në ambjentet e tyre. Sinqerisht ishte kënaqësi e veçantë të bashkëpunonim me një universitet, i cili i jep përparësi aktiviteteve ekstrakurrikulare dhe veçanërisht promovimit të sipërmarrjeve të reja. Gjatë seminarit morën pjesë rreth 60 të rinj, pjesa më e madhe e të cilëve u përzgjodhën për të ndjekur aktivitetin.

BM: Mund të na flsini pak më shumë për disa detaje në lidhje me trajnimin?

A: Programi u përbë nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi lojërash, të cilat nxitën kreativitetin dhe krijimin e networking te pjesëmarrësit si dhe shpirtin e sipërmarrjes. Paneli i jurisë, që vijnë nga fusha akademike dhe e sipërmarrjes ishin z. Gerti Boshnjaku , znj Helga Sallaku , z. Dritan Mezini , znj Edona Bilali. Më lejoni të shpreh mirënjohjen ndaj tyre. Ishte kënaqësi dhe privilegj që moderova një aktivitet dhe panel jurie (pjesë e së cilës isha dhe unë) të tillë.fb_img_1481539177327

Gjithashtu patëm të ftuar special profesionistë të suksesshëm, të cilët i mentoruan vazhdimisht gjatë eventit pjesëmarrësit. Tematika të ndryshme përsa i përket sipërmarrjes dhe elementëve të tij, rëndësisë së markës dhe marketingut, menaxhimit efektiv të kohës, u trajtuan prej meje.

Patëm kënaqësinë të informojmë të rinjtë për rëndësinë e TIK në biznes nëpërmjet leksionit mjaft interesant që solli znj Sallaku. Një rëndësi të veçantë i kushtuam “Femrës Sipërmarrëse”, nëpërmjet një prezantimi mjaft dinamik nga znj. Edlira Cepani, koordinatore kombëtare e rrjetit “Barazi në Vendimmarrje”. Një prezantim dinamik u mundësua edhe prej znj Edona Bilali.ab

Një e ftuar speciale, që i bëri pjesëmarrësit për vete që pa filluar fjalimin e saj, nëpërmjet gjestit të saj ishte znj Madi Sharma, mentore ndërkombëtare, sipërmarrëse e suksesshme, e cila u bë pjesë e programit tonë falë mbështetjes së Swisscontact Entrepreneurship Programme.

BM: A kanë mundësi zhvillimi këto ide në tregun shqiptar?

A: Gjithçka është e mundur nëse ke pasionin dhe vullnetin për t’i shkuar deri në fund, sigurisht kjo kur gjen edhe një dorë mbështetëse. Ketu më lejoni të falenderoj partnerët, të cilët mbështesin idetë fituese nëpërmjet aktiviteteve promovuese, praktikave profesionale dhe keshillimit të karrierës. Dëshiroj të veçoj Business Magazine Albania dhe New Media Communications për përkushtimin, Duapune.com dhe Az. Consulting Shpk.

BM: Meqënëse ishte një sukses a do të vazhdojë të organizohet çdo vit?

A: Ky ishte një testim pilot, i cili rezultoi me sukses, pse jo të mos ketë vazhdimësi?!

BM: Cilat ishin rezultatet?

A: Hmmm, rezultatet flasin vetë. Këtu dëshiroj të shpreh mirënjohjen për të gjithë pjesëmarrësit duke veçuar fituesit, si dhe t’i ftoj të rrëfejnë përvojën e tyre për aktivitetin. Faleminderit Elton Saliaj, Jona Koruti, Seldi Sulejmani, Ermenita Bruka, Zhaklina Xhafa, Fjorentina Marku,  Marsida Shtembari, Kleidja Buba, Anxhela Papa, Refat Agolli, ishte kënaqësi që njoha të rinj si këta!

Duke qenë se për të rinjtë përbën shqetësim edhe mbështetja financiare dhe mëse e kuptueshme, më lejoni të shtoj faktin se jemi duke negociuar me banka të nivelit të dytë në vend për një suport të mundshëm.

BM: Faleminderit për intervistën, ishte një kënaqësi. Suksese në aktivitete të mëtejshme.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Rritja profesionale vjen nga sfidat që pranon, jo nga ato që shmangesh.”
— Sheryl Sandberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0