Inteligjenca artificiale zbulon ushqimin e së ardhmes, një sallatë me insekte dhe… - Business Magazine Albania

Inteligjenca artificiale zbulon ushqimin e së ardhmes, një sallatë me insekte dhe…

Imazhet e krijuara nga Inteligjenca Artificiale tregojnë se si mund të duket dieta ushqimore pas 30 vitesh, pasi do të jemi të detyruar të hamë në një mënyrë krejt ndryshe nga sot.

Një ekip ekspertësh në FixOurFood, një program kërkimor i udhëhequr nga Universiteti i York-ut, kanë sjellë në jetë menynë e vitit 2054, e cila përmban pjata të çuditshme si biftekët e krijuar në laborator, sallata me insekte, makarona bimore etj.

Këto krijime të pazakonta mund të zëvendësojnë pjatat tradicionale, besojnë shkencëtarët, pasi kanë gjurmë më të ulëta të karbonit, që do të thotë se mund të ndihmojnë në betejën kundër ndryshimit të klimës. Po a do të përshtatej njeriu me këto pjata që duket sikur janë pjesë e një kuzhine nga galaktikat e tjera?

Studimet tregojnë se mishi i kuq dhe bulmeti  janë përgjegjës për një pjesë të madhe të emetimeve të gazeve serrë, ndaj zëvendësuesi më i mirë, sipas ekspertët, janë insektet. Karkalecat, krimbat dhe milingonat janë miqësore me mjedisin, sepse ato shfrytëzojnë më pak burime natyrore sesa rritja e bagëtive dhe janë gjithashtu një alternativë e shëndetshme. Madje tashmë janë shpallur si superushqimi i radhës sepse janë të mbushura plot me proteina, lëndë ushqyese, kalium, magnez dhe tri herë më shumë acide yndyrore.

Mishi i rritur në laborator është gjithashtu duke u shqyrtuar si alternativë, ndonëse ende është duke kaluar nëpër pengesa ligjore dhe rregullatorë, por deri në vitin 2054 ekipi mendon se do të jetë i disponueshëm për t’u blerë lirisht. Kjo metodë futuriste ofron një alternativë ndaj mishit të kafshëve të vërteta, ndërsa shijon pak a shumë njësoj. top-channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0