Instat: Bien eksportet me 12.8 % për muajin mars, ndikim mineralet - Business Magazine Albania

Instat: Bien eksportet me 12.8 % për muajin mars, ndikim mineralet


Eksportet e mallrave ranë me 12.8 për qind në muajin mars, të ndikuara nga ecuria negative në zërin “minerale, energji dhe lëndë djegëse”, si dhe atë të materialeve të ndërtimit.

Instituti i Statistikave raportoi se në total kompanitë shqiptare eksportuan muajin që lamë pas 19.3 miliardë lekë mallra nga 22.1 miliardë lekë që ishte shifra në marsin e vitit të kaluar. Ndërsa në total si tremujor, eksportet janë këtë vit 5 miliardë lekë më të ulëta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Prej dy vitesh eksportet shqiptare janë penalizuar nga rënia e fortë e çmimit të naftës në tregjet globale, si një nga produktet kryesore që Shqipëria shet jashtë, por së fundmi edhe nga rënia në grupin e materialeve të ndërtimit.

Sipas Instat, në tremujorin e parë të vitit, eksportet e këtyre dy grupeve ishin së bashku gati 100 milionë dollarë më të ulëta se vjet. Por rënia e fortë e tyre është zbutur nga ecuria pozitive e industrisë së fasonit dhe produkteve bujqësore, që vazhdojnë të rriten në trend dyshifror.

Shkëmbimet tregtare të vendit kanë patur një ecuri më pozitive në kahun tjetër, atë të importeve. Sipas Instat, për tremujorin importet u rritën me 3.8 për qind, ku bie në sy rritja e makinerive dhe pajisjeve që përdoren për investimet e reja të biznesit.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0