Bodegraven, në Holandë ka vënë drita në trotuarin e kalimit për këmbësorë – që do të thotë se njerëzit që ia ngulin sytë telefonave të tyre gjithë ditës do t’a shohin, duke parandaluar aksidentet e mundshme.
Përveç vendndodhjes së tyre të pazakontë, ata punojnë njësoj si dritat e zakonshme e trafikut: Jeshile do të thotë Ec dhe E kuqe do të thotë Prit.
Dritat janë ndërtuar nga “Sistemi i Trafikut HIG”, një kompani me bazë në qytet, e cila shpreson të shesë më gjerësisht në qytetet e tjera. Tani për tani ata janë duke e përdorur vetëm në një udhëkryq të vetëm për testim.
Një zëdhënës i kompanisë tha: “Përdorimi i smartphone-ëve nga këmbësorët dhe çiklistët është një problem i madh. Tramvai në Hagë bën rregullisht ndalesa emergjence sepse dikush shikon në smartphone në vend të trafikut.”.
Gjithsesi, dritat janë përballur me diskutime. “Kjo nuk është një ide e mirë për të ndihmuar përdoruesit e telefonisë sepse ata do të vazhdojnë të shohin telefonat e tyre “, raportohet të ketë thënë Jose de Jong nga “Dutch Traffic Safety Association”.
“Ne nuk duam që njerëzit të përdorin telefonat, kur ata janë duke kaluar në trafik, madje edhe kur janë duke ecur. Njerëzit duhet gjithmonë të shohin dhe të kontrollojnë nëse makinat janë duke ndaluar kur semafori është i kuq”.
Burimi: businessinsider.com