Instagram tani ka më shumë se 500 milionë përdoruesë - Business Magazine Albania

Instagram tani ka më shumë se 500 milionë përdoruesë


Instagram ka arritur një moment tjetër për t’u festuar.

Aplikacioni i shpërndarjes së fotove numëron më shumë se 500 milionë përdoruesë aktivë, nga 400 milionë përdoruesë në Shtator, ka shpallur të Martën Instagram.

Nga këta, më shumë se 300 milionë njerëz e përdorin çdo ditë aplikacionin, sipas një deklarate nga kompania.
Rritja ndërkombëtare gjithashtu mbetet e fortë, me më shumë se 80% të përdoruesve që jetojnë jashtë SHBA-ve (nga 75% që ishte në Shtator).

Statistikat e reja vijnë në një moment kur përdoruesit vjnë pas ndryshimeve që kompania i ka bërë aplikacionit, në veçanti lajmeve të saj, të cilat tani bazohen në një model algoritmik. Por nëse ky ndryshim në Instagram ka patur ndonjë efekt në rritje dhe angazhim, është e vështirë ta dallosh nga shifrat më të fundit që ka ndarë kompania. Në aplikacion realizohen më shumë se 95 milionë pastime të reja dhe 4 miliardë “pëlqime” çdo ditë.

Edhe pse Instagram është relativisht i vogël në krahasim me Facebook dhe WhatsApp, secili prej të cilëve numëron mbi 1 miliardë përdoruesë, rritja më e fundit na tregon se aplikacioni është në rrugë të mbarë drejt “klubit të 1-miliardëve”.

 

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0