Instagram po u kërkon përdoruesve të krijojnë llogari të reja, ja pse! - Business Magazine Albania

Instagram po u kërkon përdoruesve të krijojnë llogari të reja, ja pse!

llogari të reja

Nëse jeni përdorues i Instagramit, mund të keni vënë re se aplikacioni tanimë në pronësi të Facebook po i nxit përdoruesit të krijojnë llogari të reja. 

Vitin e kaluar, Instagram lançoi një pop-up që inkurajonte përdoruesit të “provonin një llogari të re”, ky njoftim thotë se kjo do t’i ndihmojë njerëzit të ruajnë një grup më të vogël miqsh dhe të eksplorojnë më lehtë interesat e tyre. 

Pop up-i mund të gjendet kur mbani shtypur ikonën e profilit ose kur klikoni tek emri i përdoruesit të profilit dhe prej andej, mund të krijohet një llogari e dytë pa dalë nga llogaria ekzistuese. Raporti i Wall Street Journal vë në dukje se ju madje mund të lidhni llogaritë që do të thotë se llogaria e dytë do të jetë vetëm një zgjatim i llogarisë së parë ose do ta trajtoni atë si një llogari të veçantë, e cila është e ngjashme me mënyrën se si krijohen profile të reja në Netflix. 

Lexoni: Të gjithë duan të zotërojnë metaverse duke përfshirë Facebook dhe Microsoft. Por çfarë është saktësisht metaverse?

Ekspertët besojnë se kjo lëvizje e Instagram për të inkurajuar përdoruesit për të krijuar një llogari të dytë është e dobishme për disa, pasi njerëzit të cilët drejtojnë aktivitete dhe biznese mund të mos preferojnë të ndërveprojnë me miqtë dhe të njohurit e tyre duke përdorur ato llogari. Instagram gjithashtu dëshiron që përdoruesit të përditësojnë interesat dhe pëlqimet e tyre në llogarinë e re, veçanërisht pas paraqitjes së reklamave në këtë platformë. Nga ana tjetër, arsyeja mund të jetë dhe strategji e aplikacionit për të rritur numrin e përdoruesve. 

Së fundi, ndërsa Instagram dëshiron që përdoruesit të krijojnë një llogari tjetër për ta në aplikacion, rrjeti social Facebook e ndalon rreptësisht këtë gjë.

/middleeast

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0