Informaliteti. Tatimorët në terren për baret dhe restorantet - Business Magazine Albania

Informaliteti. Tatimorët në terren për baret dhe restorantet


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sapo ka nisur planin kombëtar për menaxhimin e riskut në sektorin e bar – restoranteve. Qëllimi do të jetë ndërgjegjësimi i tatimpaguesve për vetëdeklarim korrekt.

Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Enton Duro tha se plani është hartuar me asistencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili do të ndjekë në vijimësi edhe zbatimin e kësaj praktike tatimore të trajtimit të riskut me metodologji bashkëkohore.

Me këtë qasje DPT, synon të komunikojë tek tatimpaguesit e këtij sektori, përfitimet që kanë nga deklarimi i saktë i të dhënave tatimore, për të forcuar tek ata bindjen se ligji është i barabartë për të gjithë.

Ky sektor është përzgjedhur pas vlerësimit analitik të deklarimeve të tyre tatimore, si një kategori me risk në përmbushje, formalizimi i të cilit  lidhet  ngushtë edhe me sektorë të tjerë, si turizmi, tregtia, shërbimet ,etj..

Rreth 14,000 tatimpagues të këtij sektori do të nxiten dhe ndihmohen që të përmbushin në mënyrë korrekte detyrimet, si edhe t’i vetëkorrigjojnë ato, duke reflektuar aktivitetin real që ushtrojnë.

Tatimpaguesit e këtij sektori në të gjithë vendin, do të vihen në dijeni, secili në mënyrë të personalizuar, mbi treguesit e tyre të deklarimit jo korrekt, duke i ndërgjegjësuar mbi problemet, shkaqet dhe pasojat që sjellin deklarimet e pasakta.

“Qëllimi ynë nuk është të penalizojmë, por të marrim angazhimin e tyre për përmbushje në të ardhmen – një tatimpagues korrekt nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nëse qëllimshëm zgjedhin të mos jenë, atëherë Administrata Tatimore do të vijojë me vlerësimet sipas legjislacionit në fuqi”,- tha Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve z. Enton Duro gjatë deklaratës për mediat.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0