Industria automotive, Civici: Shans i mirë për thithjen e investimeve të huaja - Business Magazine Albania

Industria automotive, Civici: Shans i mirë për thithjen e investimeve të huaja


Ekonomia shqiptare orientohet gjithnjë e më shumë drejt bizneseve të mëdha me më shumë se 50 të punësuar. Gjatë vitit 2018 këto ndërmarrje zunë 42,3% të të punësuarve, duke dhënë kontributin më të madh të shitjeve.

Me incentivimin e industrisë automotive, Qeveria synon t’i japë një hov zhvillimi këtij sektori, që për ekspertët e ekonomisë vlerësohet si një instrument pozitiv që mund të rindezë motorët e ekonomisë.

“Investimet janë të një natyre cilësore, pra nuk është bazik si i industrisë së fasonëve. Kjo do ta bëjë ekonominë më cilësore dhe më dinamike, kështu që në këtë pikë është një masë e mirë dhe vlerësuese”, thotë Adrian Civici, ekspert për ekonominë.

Lexo këtu: Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon të ulet korrupsioni dhe taksat

Sipas Civicit, zhvillimi i kësaj industrie do ta bënte Shqipërinë konkurruese përballë vendeve të rajonit, që rezultojnë më tërheqëse për investimet e huaja dhe ofrojnë subvencione të shumta, veçanërisht në këtë sektor. “Si mesazh ishte shumë i mirë, pasi kjo lloj industrie është në zgjerim, sidomos në Ballkan. Dhe fakti që pas saj janë kompanitë më të mëdha në botë përveç se hap disa vende pune të integron në një treg shumë të madh, siç është tregu i automobilave”, thotë Civici.

Incentivat fiskale për industrinë automotive kanë hyrë në fuqi që prej 1 janarit të këtij viti dhe parashikojnë reduktimin e shkallës së tatim fitimit në 5%, nga 15% që është për bizneset e tjera. Krahas reduktimit të normës së tatim fitimit, një tjetër lehtësi është mbartja e humbjeve për një periudhë 5-vjeçare për tatimpaguesit, që investojnë në projekte biznesi me vlerë mbi 1 miliardë lekë.

A2CNN

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0