“HUM” njihuni me aplikacionin nga Kosova - Business Magazine Albania

“HUM” njihuni me aplikacionin nga Kosova


 

Një surprise ishte për ne si staf i Business Magazine kur mësuam se mes  Top 10 startupeve që do të konkurronin në ditën e dytë të Spark.me, ishte një ekipi shqiptar nga Kosova. Ata do të bëjnë “pitch” projektin e tyre përpara investitorëve në juri dhe pas pak muajsh do ta lançojnë startup-in e tyre në SHBA. Kënaqësi që i takuam edhe ata u treguan të gatshëm për një intervistë me ne.

Përshëndetje të nderuar miq të Business Magazine Albania! Jemi këtu në eventin Spark.me, në ditën e dytë. Sot do kemi diçka të veçantë, do të kemi një intervistë në shqip.

Gerti: Përshëndetje Janinë. Çfarë është aplikacioni “HUM”?

Janina: Aplikacioni HUM është një aplikacion mobile-based për iOS dhe Android, i cili shërben edhe për adhuruesit e sportit. Është një platformë ku ata mundet të bëjnë pyetje e të ndërlidhen me njëri-tjetrin përmes formimit të pyetjeve dhe sistemit votues që të shkëmbejnë eksperiencat e tyre sportive për klubet që mbështesin. Specifikisht është ndërtuar që t’i shërbejë komunitetit të adhuruesve të sportit të basketbollit të NBA në Amerikë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 22 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

Gerti: Pse pikërisht admiruesve të sportit në Amerikë?

HUM -njihuni-me-aplikacionin-nga-Kosova-businessmagJanina: Kur e filluam projektin ne identifikuam admiruesit e sportit si personat të cilët i ndjekin me shumë pasion dhe kanë opinione shumë të fuqishme kundrejt ekipeve të tyre, duke patur parasysh se edhe njëri prej anëtarëve të ekipit tonë ka lidhje me klubet sportive të Detroit në Amerikë.

 

 

Gerti: Përshëndetje Gentrit. Dua të më thoni si ka qenë rruga juaj deri këtu, si keni ardhur deri në Spark.me, ku u takuam sot?

Gentrit: Spark.me ka pasur një aplikacion online, në të cilin ne kemi plotësuar pyetjet se përse duhet të ishim pjesë e kësaj konference dhe pse donim të hynim në top 10 kompanitë. Ekipi “Spark.me” na ka përzgjedhur dhe pas përzgjedhjes kemi ardhur dhe kemi dalë në skenë, ku kemi qenë pjesë e top 10 kompanive. Kjo është konferenca e tretë që përzgjidhemi në top 10 kompanitë. Para kësaj konference, jemi përzgjedhur edhe prej konferencës “Podim” në Slloveni, në të cilën kemi pasur të njëjtin prezantim dhe kemi marrë feedback shumë të mirë prej mentorëve dhe investitorëve aty. Hapi i ardhshëm pas konferencës është që këtë feedbackun që kemi marrë prej investitorëve dje dhe audiencës së pranishme, ta implementojmë në aplikacion në 10 ditët e ardhshme dhe me 15 qershor të lançojmë aplikacionin.

Gerti: Ku do ta lançoni aplikacionin?

Gentrit: Do të lançohet në bazën e përdoruesve që e kemi gjeneruar në Amerikë, mendojmë përpara shtatorit.

Gerti: Leart juve dua t’ju bëj një pyetje në lidhje me vizionin që ka HUM. Ku e shikoni aplikacionin HUM pas një viti?

Leart: Realisht si në këtë kohë pas këtij viti do të jenë duke u zhvilluar edhe finalet (playoff-et) e reja të NBA, kështuqë deri atëherë ne veç presim të kemi një bazë përdoruesish (user base) shumë më të madh. Shpresojmë që aplikacioni të jetë në një nivel krejt tjetër, si nga emri ashtu edhe nga produkti.

Gerti: Dhe një gjë të fundit. Do të na jepni një përshëndetje për audiencën e revistës sonë Business Magazine Albania?

Janina: Sigurisht. Në emër të ekipit të aplikacionit “HUM” përshëndesim audiencën e Business Magazine Albania dhe ju dëshirojmë shumë suksese.

Gerti: Falemnderit!

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 22 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0