Produkti i kësaj marrëveshje do të jetë makina Waymo e Google, një projekt ky i ribranduar disa herë nga gjigandi i motorrit të kërkimit.
Marrëveshja më e fundit synon që të adresojë koston e lartë të zhvillimit të një software të automatizuar dhe bashkëpunimi mes një firme teknologjike dhe prodhuesi makinash është pikënisja e duhur.
Megjithatë Honda hodhi poshtë pretendimet se angazhimi i kompanisë me Waymo do të linte pas dore projektin e saj të makinave të automatizuara. Në Qershor Honda zbuloi makinën e parë prototip plotësisht e automatizuar, e cila do të hyjë në qarkullim pas 4 vitesh.
Nëse marrëveshja finalizohet, inxhinierët e Honda dhe të Silicon Valley do të punojnë së bashku për të integruar software-in e Waymo siç ka bërë Google në të kaluarën me makinat Pacifica të Fiat Chrysler.
Partneriteti me prodhuesit e tretë më të madh në Japoni do t’i jepte Google avantazhin ndaj konkurrentëve në teknologjinë e makinave të automatizuara. Që nga 2009, kompania ka zhvilluar software dhe sensorë për makinat autonome.
burimi: CIO
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto