Historia e Orjanës dhe Endritit: Largimi nga Shqipëria për të ndjekur ëndrrën amerikane - Business Magazine Albania

Historia e Orjanës dhe Endritit: Largimi nga Shqipëria për të ndjekur ëndrrën amerikane

~8 minuta lexim

Në një kohë kur botës i mungonin rrjetet sociale dhe informacioni qarkullonte me ritme shumë më të ngadalta, një vendim i guximshëm ndryshoi rrjedhën e jetës së një të reje nga Shqipëria dhe më vonë edhe të një të riu me ëndrra të mëdha. Orjana, një vajzë e re nga Vlora, vendosi të ndjekë ëndrrën amerikane në vitin 1997, një periudhë e mbushur me pasiguri dhe sfida. Ky vendim, i ndërmarrë në kulmin e trazirave në vend, do të çonte në një udhëtim transformues, jo vetëm për të, por edhe për Endritin, një bashkëatdhetar që më vonë do të bashkohej me të në këtë aventurë, si edhe në jetë.

Ky artikull rrëfen historinë e tyre, nga largimi i vështirë nga Shqipëria, deri te përshtatja me një jetë të re në SHBA dhe ndërtimi i një biznesi të suksesshëm në fushën e pasurive të paluajtshme. Ajo që filloi si një ëndërr për një jetë më të mirë, u shndërrua në një rrugëtim të mbushur me sfida, mësime dhe arritje të jashtëzakonshme. Kjo është një histori për guximin e dikujt për të ndryshuar fatin e vet, për të ndërtuar një të ardhme të ndritur në një tokë të re dhe për të mos harruar kurrë lidhjen me atdheun.

Artikulli u publikua më parë në faqen 28 të numrit 34 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 34 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0