Hendeku toksik i kulturës në vendin e punës midis grave dhe burrave - Business Magazine Albania

Hendeku toksik i kulturës në vendin e punës midis grave dhe burrave

Gratë kanë shumë më shumë gjasa se burrat të përjetojnë një mjedis në vendin e punës që do ta konsideronin si “toksik”, një hendek që është zgjeruar ndjeshëm si rezultat i pandemisë Covid-19, tregon një studim i ri.

Duke analizuar gjuhën e përdorur në kontributet e bëra nga mbi tre milionë punonjës me bazë në SHBA në Glassdoor, një faqe për vlerësimin e kompanive, studiuesit zbuluan se, nga viti 2016 deri në vitin 2021, gratë kishin 35% më shumë gjasa të flisnin negativisht për kulturën toksike, të përkufizuar si mungesë respekti, jogjithëpërfshirëse, i prerë, abuzive ose joetike.

Në 2020 dhe 2021, gjatë pandemisë Covid-19, gratë në vendin e punës u prekën në mënyrë të zhdrejtë dhe ky hendek kulturor dukej se ishte zgjeruar.

Të dhënat tregojnë se gratë kishin 41% më shumë gjasa të vuanin nga toksiciteti në vendin e punës, në vitin e parë te fillimit të Covid-19.

“Kultura toksike nuk është vetëm një dallim i jashtëzakonshëm në aspektin e hendekut të ndjenjave midis grave dhe burrave, ajo shkakton një barrë të madhe për organizatat dhe individët,” komentoi autori Donald Sull, pedagog në Shkollën e Menaxhimit Sloan MIT, i cili është gjithashtu bashkëpunëtor, themelues i CultureX, një kompani që përdor inteligjencën artificiale për të monitoruar dhe adresuar problemet e kulturës së korporatës.

Shumë prova mbështesin atë që thotë Sull. Raporti i fundit i grave në vendin e punës, i përpiluar nga firma konsulente McKinsey & Company, në bashkëpunim me organizatën jofitimprurëse të grave në vendin e punës, Lean In, tregoi se një numër rekord grash po largohen nga vendi i punës.

Dhe kultura e vendit të punës përmendet zakonisht si një arsye kryesore për largimin.

Të dhënat e mbledhura të Glassdoor, tregojnë se hendeku i kulturës toksike nuk priret të zvogëlohet me vjetërsinë.

Përkundrazi, në rolet e vetëraportuara të nivelit C, gratë kishin 53% më shumë gjasa se sa burrat, të thonin se përjetonin toksicitet, vlerë kjo më e lartë se mesatarja në të gjitha nivelet e tjera të vjetërsisë.

Gjatë analizimit të tendencës nëpër industri dhe sektorë të ndryshëm, studiuesit zbuluan se 14 nga 16 profesionet me hendekun më të vogël gjinor të kulturës toksike, janë gjithashtu profesione që priren të kenë një përqindje në mënyrë disproporcionale të lartë të punonjësve femra: punonjëse të kujdesit për fëmijët, psikologe, punonjëse sociale dhe komunikim.

Megjithatë, edhe në shumë prej këtyre fushave, ekziston një hendek gjinor kulturor toksik.

Mangësi më të mëdha u vunë re në sektorët e shitjes me pakicë, transportit, shërbimet e investimeve – të cilat përfshinin bankingun e investimeve, menaxhimin e aseteve, kapitalin sipërmarrës dhe kapitalin privat – dhe restorantet.

Komentet nga gratë, që u analizuan si pjesë e studimit, përdorën më shumë se 14,000 fjalë dhe fraza të ndryshme, për të përshkruar elementët e një kulture toksike.

Studiuesit vunë në dukje se se dy fjalët më të përdorura ishin “favoritizmi” dhe “klika”.  Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0