Hendeku gjinor në arsim: Vajzat zgjedhin universitetet, shmangin shkollat profesionale - Business Magazine Albania

Hendeku gjinor në arsim: Vajzat zgjedhin universitetet, shmangin shkollat profesionale

Arsim

Vajzat në Shqipëri tregojnë nivel më të lartë arsimimi sesa djemtë, megjithëse kanë integrim më të ulët në tregun e punës. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, në vitin shkollor 2023-2024, shumica dërrmuese e studentëve në arsimin e lartë ishin vajza.

“Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2023-24, marrin pjesë 68.305 studente femra, ose 58,4 % e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë. Në programet bachelor, për të njëjtën periudhë, morën pjesë në arsimin e lartë 67.283 studentë duke shënuar një ulje prej 5,5 % krahasuar me 2022-23”, theksohet në raportin e INSTAT.

Por, vajzat duket se janë më pak të interesuara për arsimin profesional. Ato rezultojnë në pakicë kundrejt djemve në ndjekjen e shkollave profesionale dhe kurrikulave të tyre.

“Në arsimin pas të mesmes, jo të lartë, në vitin shkollor 2023-24 u regjistruan 179 nxënës. Femrat përbëjnë 39,7 % ndërsa meshkujt 60,3 %. 71,5 % e tyre ndjekin kualifikimin “Ndërmjetësim i Pasurive të Paluajtshme”, 17,9 % “Teknologji Automatizimi” dhe 10,6 % “Dizajn dhe Modë”, evidentojnë të dhënat e Institutit të Statistikave.

 

Të dhëna

 

Statistikat tregojnë se studentët vazhdojnë të preferojnë fushën e studimit “Biznes, administrim dhe ligj”, ku është përqendruar një e katërta e numrit gjithsej të studentëve. Fusha të tjera më të preferuara janë: “Shëndet dhe mirëqenie” dhe “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me përkatësisht 20.9% dhe 19.7% të numrit gjithsej të studentëve të regjistruar. Fusha “Shëndet dhe mirëqenie” është njëkohësisht edhe fusha me rritjen më të madhe të studentëve të regjistruar krahasimisht me vitin e kaluar (8,8 %).

 

Shpërndarja në përqindje e numrit të studentëve të regjistruar në arsimin universitar 2023-24

 

Reflektimi tek tregu i punës

Por, edhe pse janë më të arsimuara, vajzat dhe gratë janë më pak të integruara në tregun e punës, Kjo pavarëësisht ndryshimeve pozitive që po pëson tregu i punës në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në tremujorin e dytë të këtij viti, pjesëmarrja e grave në tregun e punës ishte 70.2 % nga 66.1% në tremujorin e parë, me rritje 4.1%. Ndërkohë që pjesëmarrja e burra vlerësohet në këtë tremujori me 81.7% nga 79.8% që ishte në tremujorin e kaluar, duke shënuar një rritje me vetëm 1.9%.

Shifrat e mësipërme tregojnë për një intensifikim të ritmeve të përfshirjes së grave dhe vajzave në punësim. Një objektiv i shpallur tashmë nga qeveria, pas sugjerimeve edhe të Bankës Botërore dhe asistencës së vazhdueshme të ofruar nga Un Ëomen, për të evidentuar edhe programet që mundësojnë një akses më të lehtë dhe më të shpejtë të grave në tregun e punës.

fastnewseconomy.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0