Harrojeni 5G, Kina nis zhvillimin e teknologjisë mobile 6G

Harrojeni 5G, Kina nis zhvillimin e teknologjisë mobile 6G


Ndonëse 5G ende nuk është shtrirë në të gjithë botën, beteja midis superfuqive, siç është rasti i SHBA-ve dhe Kinës, vijon të jetë e fortë. Secili shtet synon të ketë kontroll mbi rrjetet 5G në shtete të ndryshme për shkak të sigurisë kibernetike.

Por ndërkohë që beteja vazhdon për 5G, një ekip nga Universiteti i Juglindjes në provincën Jiangsu të Kinës, ka nisur kërkimet për rrjetin e brezit të gjashtë të telefonisë mobile (6G). Ky zhvillim është konfirmuar edhe nga Ministria Kineze për Shkencën dhe Teknologjinë.

Lexoni gjithashtu:

Kina sapo lançoi rrjetin më të madh të teknologjisë 5G në botë

Drejtuesi i ekipit parashikon se 6G do të përfshijë një sferë më të gjerë, me shpejtësi më të lartë dhe siguri më të madhe në krahasim me teknologjinë 5G. Ekspertët parashikojnë se teknologjia 6G do të vihet në funksion komercial brenda vitit 2030.

Shkurtesa G në 5G (6G) nënkupton “gjeneratë” dhe gjithçka ka filluar me gjeneratën 1G në vitet ‘90 duke u zhvilluar dhe përmirësuar me gjeneratat pasuese.

Cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0