Hapet Piramida, qendra e re e Inovacionit dhe streha e të rinjve të apasionuar pas teknologjisë - Business Magazine Albania

Hapet Piramida, qendra e re e Inovacionit dhe streha e të rinjve të apasionuar pas teknologjisë

Mijëra qytetarë kanë vizituar Piramidën e cila është ndryshe edhe qendra e Inovacionit dhe streha më e madhe në rajon e të rinjve që i përkushtohen teknologjisë digjitale.

Në ditën e pare të hapjes së saj, qytetarë të shumtë vizituan ambientet e transformuara të Piramidës, duke u ngjitur me shkallë që e bëjnë arritjen në majë shumë më të lehtë nga sa ishte dikur.

Sot hapim qendrën më të madhe digjitale në Ballkan për të rinjtë dhe të rejat e gjithë Shqipërisë!” tha me këtë rast kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se “Piramida e Rilindur do të bëhet zemra e Shqipërisë së Re të Inovacionit dhe streha më e madhe në rajon e të rinjve e të rejave që i përkushtohen teknologjisë digjitale”.

Lexo:Apeli për turistët: Kujdes kur zgjidhni të eksploroni shtigje, kanione e lumenj!

Pati një moment kur qeveria e mëparshme tentoi ta shembte për të bërë parlament të ri dhe atje ka qenë një tjetër moment interesant se Piramidën e mbrojtjen të rinjtë, një masë e madhe vajzash dhe djemsh që s’ishin të nxitur nga partitë politike.

Pastaj pati tentativë absurde për ta bërë Teatër Kombëtar dhe përsëri dështim i madh i qeverisë së mëparshme. U shpenzuan afro 5 milionë euro dhe Piramida u grabit dhe me ato që kishte. Iu morën pllakat e mermerit dhe mbeti një skelet që medmek do ishte skena e teatrit. Sfida tjetër është popullimi me start up-et, me botën digjitale”, tha Rama.

 

Piramida nuk do të jetë vetëm hapësira  e teknologjisë së informacionit, por edhe një stacion i turizmit në Tiranë, i atyre që duan të mësojnë historinë apo të shohin peizazhin.

Po ashtu Piramida do të funksionojë për trajnime, do të ketë biblioteke, salla ku njerëzit mund të mblidhen, salla ku mund të ekspozojnë punimet e tyre dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Institucioni arsimor TUMO Tirana do të drejtojë Piramidën pas rinovimit të saj. Ai do të ofrojë programe arsimore parashkollore për 12 – 18-vjeçarët, si robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave, muzika dhe filmi.

Piramida e Tiranës u ndërtua si muze në vitin 1988, në kujtim të ish udhëheqësit komunist Enver Hoxha. Në vitin 1991 pas rënies së komunizmit, ajo shërbeu si qendër konferencash. Gjatë Luftës së Kosovës 1999, ndërtesa u përdor si bazë e NATO-s. Ndërsa më pas shërbeu si qendër kulturore dhe mori emrin  e ish të përndjekurit politik Pjetër Arbnori, ish kreu i parlamentit pluralist shqiptar pas rënies së regjimit komunist.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0