Hapen thirrjet për aplikime në edicionin e dytë të “Startup City” - Business Magazine Albania

Hapen thirrjet për aplikime në edicionin e dytë të “Startup City”


Vjen për të dytin vit radhazi eventi Startup City, një event i cili do të mbështesë çdo të ri që ka një ide të mirë biznesi.

Vitin e kaluar morën pjesë 15 ide biznesi. Në tre ditë intensive pjesëmarrësit patën mundësi të njihen me mentorë, të cilët vinin nga fusha e sipërmarrjes dhe akademisë. Në tre ditë intensive të rinjtë patën mundësi të krijonin network dhe mbi të gjitha të merrnin më shumë njohuri, të cilat ju erdhën në ndihmë si për përgatitjen e prezantimit për ditën finale, por edhe për njohuri, të cilat u krijuan një dimension tjetër mbi idenë e tyre të biznesit.

Këtë vit, eventi do të organizohet në datat 28-29-30 Qershor 2019.

Për idenë më të mirë të biznesit çmimi që do të shpërndahet është në vlerë monetare, 100 000 lekë të reja. Për më tepër për 2-3 përfaqësues të disa prej startup-eve do të ofrohen mundësi internshipi në disa nga kompanitë, të cilat kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme përkrahës të këtij eventi.

Afati i fundit i aplikimit është data 31 Maj 2019.

Kush mund të aplikojë? Çdo i ri, i cili ka një ide të mirë biznesi dhe që ka dëshirë ta çojë përpara këtë ide.

A mund të aplikojë në grup? Ju mund të aplikoni në mënyrë individuale ose në grup.

Tarifa e aplikimit: 15 euro për aplikimet individuale dhe 10 euro personi për aplikimet në grup.

Nëse edhe ju jeni një i ri, i cili ka një ide të mirë të biznesi ju ftojmë që të mos humbisni kohë, por të aplikoni në linkun në vijim: http://bit.ly/2O0RsHY

Për çdo pyetje mund të shkruani në: [email protected]

“Ndërto ëndrrën tënde është momenti yt!”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0