Hapen aplikimet për programin e lidershipit LEAD Albania 2025 - Business Magazine Albania

Hapen aplikimet për programin e lidershipit LEAD Albania 2025

LEAD Albania

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim hap thirrjen për aplikime për Programin “LEAD Albania 2025”, i konceptuar sipas Programit të Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (White House Fellows Program) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëllimi i Programit në Shqipëri është që t’u sigurojë profesionistëve të rinj e të talentuar shqiptarë një përvojë njëvjeçare të drejtpërdrejtë në procesin e qeverisjes së Shqipërisë, shoqëruar nga një ndjesi e përfshirjes personale në lidershipin e shoqërisë sonë, duke e vendosur përfituesin pranë një pozicioni qeveritar shumë të lartë. Individëve të përzgjedhur do t’u ofrohet mundësia për të punuar në kabinetet e titullarëve të institucioneve të qeverisjes qëndrore në Kryeministri dhe Ministri, në Institucionin e Presidentit, në Bashkinë Tiranë, dhe në kabinetet e titullarëve të institucioneve qeverisëse të Sistemit të Drejtësisë: ILD, KLP, KLGJ, SPAK dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Kjo përvojë pasurohet me një komponent edukimi, i cili do të shoqërojë eksperiencën e punës së përfituesve nëpërmjet seminareve dhe takimeve me temë si: integrimi evropian, politikat publike, vendimmarrja, politika të jashtme, politika të sigurisë, zhvillimi i kompentencave sociale dhe aftësive të lidershipit. Programi do të mbulojë për secilin individ të përzgjedhur shpenzimet që lidhen me pagën dhe përfitimet përkatëse, sipas kategorisë së pagave në institucionin ku do të vendosen.

Aplikimi kryhet vetëm online. Informacione të mëtejshme dhe udhëzimet përkatëse gjenden në faqen e internetit www.aadf.org/lead. Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve është data 22 Mars 2024, ora 17:00. Nuk do të konsiderohen të vlefshme aplikimet e paraqitura dorazi apo me email. LEAD-Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0