Hapen aplikimet për “Biznes Plane – Të gjelbërta dhe Inovative” - Business Magazine Albania

Hapen aplikimet për “Biznes Plane – Të gjelbërta dhe Inovative”


Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) organizon për herë të gjashtë konkursin kombëtar për “Biznes Plane – Të gjelbërta dhe Inovative”.

Ky projekt synon të identifikojë sipërmarrës të rinj në Kosovë, të cilëve u ofrohet përkrahje, trajnime, mentorim dhe mbështetje financiare fillestare përmes granteve nga donatorë dhe filantroë për idetë e tyre të biznesit. Idetë fituese mund të përfitojnë grante në vlerë prej 5,000 € në nivel vendi dhe 10,000 $ në nivel rajonal.

Objektivi kryesor i këtij projekti është identifikimi dhe mbështetja e biznes planeve që kanë potencial të lartë për sukses, ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në zhvillimet sociale, mjedisore dhe ekonomike të një komuniteti të veçantë, apo një grupi më të gjerë komuniteti, me synimin final të realizimit të një zhvillimi të qëndrueshëm të biznesit në vend.

Një ndër sfidat më të mëdha për ekonomitë e sotme mbetet gjetja e formave të reja dhe inovative të organizimit dhe angazhimit të komuniteteve lokale me qëllim sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm, reduktimin e impaktit negativ në mjedis duke realizuar për rrjedhojë një shpërndarje më të drejtë të përfitimeve.

Në këtë kuadër gjykohet se, idetë dhe ekonomia e gjelbërt luajnë një rol pozitiv në motivimin, identifikimin dhe mobilizimin e burimeve me qëllim adresimin në mënyrë strategjike të çështjeve, që kanë të bëjnë me përtëritjen e mënyrave tradicionale të prodhimit dhe zhvillimit të tregjeve lokale.

Afati për aplikim është deri në datën 10 Qershor dhe aplikimi mund të bëhet online në: www.fiqgrante.com.

Komisioni Përzgjedhës do të përzgjedhë tre idetë më të mira, të cilat do të konkurojnë në forumin “Zhvillimi i Filantropisë në Ballkanin Perëndimor 2017”, konkurs rajonal i organizuar nga “Fondacioni i Vëllezërve Rockefeller” në Korrik 2017.

burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0