Grupi Balfin investon 180 milionë euro në Maqedoni në projektin më të ri Skopje East Gate - Business Magazine Albania

Grupi Balfin investon 180 milionë euro në Maqedoni në projektin më të ri Skopje East Gate


Grupi Balfin njofton blerjen nëpërmjet kompanisë së krijuar rishtazi në Maqedoni, Skopje East Gate, të një sipërfaqe prej 155,000 m2, të ndodhur rreth 1.5 km larg qendrës së Shkupit, në kryqëzimin e dy rrugëve kryesore, Aleksandri i Madh dhe Belasitsa. Kompania planifikon të zhvillojë projektin e parë të zhvillimit të pasurive të patundshme sipas një koncepti multifunksional me mbi 250,000 m2 sipërfaqe ndërtimi bruto, që vlerësohet të jetë investimi më i madh privat i këtij lloji në Maqedoni.

Planet e zhvillimit përfshijnë një qendër të re tregtare prej 45,000 m2, një bllok rezidencial dhe një qendër zyrash. Investimi total i kompanisë është planifikuar të jetë reth 180 milionë euro në një periudhë prej 5-7 vjetësh, duke krijuar mijëra vende të reja pune. Kompania deklaron se qendra tregtare do të jetë ajo që do të ndërtohet dhe zhvillohet fillimisht, e më pas apartamentet dhe qendra e zyrave do të ndërtohen përgjatë 5 – 7 viteve të ardhshme. Grupi Balfin është aksioneri më i madh i Skopje East Gate Real Estate Development dhe ky projekt do të zhvillohet më tej në të ardhmen me pjesëmarrjen e investitorëve lokal dhe ndërkombëtarë.

Lexoni: Vjen në Tiranë projekti më madhështor dhe modern nga Grupi Balfin dhe Kastrati Group

Grupi Balfin ka zhvilluar me sukses Skopje City Mall, një qendër tregtare, e cila u shit vitin e kaluar një investitori të huaj,  duke shënuar transaksionin më të madh imobiliar në tregun e kapitaleve në Maqedoni.

Grupi Balfin është një ndër Grupet private më të mëdha investuese në rajon, portofoli i të cilit përfshin investime në qendrat tregtare, zhvillime të zonave rezidenciale dhe tregtare si dhe aktivitete të shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, Jumbo dhe dyqane Fashion.

Nisur nga suksesi i Skopje City Mall dhe dëshirës së madhe për të përhapur më shumë retailers në Maqedoni, hapja e një qendre të re tregtare u vlerësua si një mundësi investimi mjaft e leverdisshme, financimi i së cilës do të mbulohet nga ortaket e SEG në bashkëpunim me institucione financiare lokale dhe ndërkombëtare.

Qendra do të ndërtohet në 2 nivele me rreth 2500 vende parkimi nëntokësore. Vendndodhja dhe madhësia e qendrës së re paraqet baza solide, ku përveç markave ekzistuese në treg do të ketë edhe marka të reja ndërkombëtare. Së bashku me qendrën tregtare, zona e re me sipërfaqe ndërtimi prej 100 000 m2 për banesa të reja, është planifikuar të ndërtohet përgjatë 5 viteve të ardhshme.

Lexoni: Grupi Balfin shtrin investimet dhe zgjeron influencën e tij në kontinentin amerikan dhe atë aziatik

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0